E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mandat nderkombetar arresti per Sanader

Autoritetet kroate leshuan nje mandat- arresti nderkombetar per ish-kryeministrin Ivo Sanader i akuzuar per korrupsion i cili la vendin pak para se Parlamenti te votonte heqjen e imunitetit te tij.

Mandat arresti iu dorezua Interpolit oret e vona te se enjtes. Sanader ish-kryeminister i Kroacise gjate viteve 2004-2009 udhetoi drejt Sllovenise por sic raportojne mediat vendndodhja e tij eshte ende e panjohur. Avokati qe do ta perfaqesoje tha se klienti i tij po ben nje udhetim biznesi dhe mund te kthehet ne Kroaci ne tre apo kater ditet e ardhshme.

Presidenti kroat Ivo Josipovic e pershkroi largimin e Sanader -si nje deshtim te madh te sistemit. Hetimet kunder tij nisen ne muajin gusht per lidhjet e dyshimta te biznezi gjate kohes qe ai ishte kryeminister i vendit. Kroacise-vendit qe aspiron anetaresimin ne Bashkimin Europian ndash i eshte kerkuar te beje me shume ne luften kunder korrupsionit. Sanader ish-anetar i Unionit Demokrat Kroat HDZ dha doreheqjen si kryeminister ne vitin 2009 pasi ai e coi Kroacine drejt NATO-s.

Asokohe nuk u mesuan arsyet e largimit te befte. Ne Janar ai u largua nga HDZ-ja dhe mbeti nje deputet i pavarur ne Parlamentin kroat. Ne detyren e kryeministrit ai u zevendesua nga Jadranka Kosor anetare e HDZ e cila e fuqizoi luften kunder korrupsionit. Edhe disa ministra te qeverise se Sanader jane akuzuar per korrupsion.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›