E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Çmimi i Madh i Bahreinit, Perez mbyll në vend të parë Provat

Sesioni i parë i Provave të Lira të Çmimit të madh të Bahreinit, garë e cila do të transmetohet direkt në rrjetin RTSH, i shkon S ergio Perez të Red Bull. Piloti meksikan me kohën 1.32.758 la pas veturat e   Fernando Alonso-s me Aston Martin dhe Max Verstappen po me Red Bull, të cilët respektivisht ishin +0.438 dhe +0.617 sekonda më të ngadaltë.

Vetura e Ferrari-t e drejtuar nga Charles Leclerc mbylli Provat e para të Lira me kohën e pestë më të mirë 1.34.257 ndërsa piloti tjetër i skuderisë italiane, Sainz përfundoi i fundit pasi doli nga pista kur humbi kontrollin e veturës.

Sesioni i dytë i Provave të Lira të Çmimit të madh të Bahreinit nis në orën 16:00.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›