E Diel, 1 Nëntor 2026

Cmimi i dritave, rritja nga 1 marsi 2008

Fatjon Ferko
Duke filluar nga data 1 mars, te gjithe shqiptaret do te paguajne me shtrenjte cmimin e energjise elektrike. Ky lajm u be i ditur dje nga vete kryetari i Entit Rregullator te Energjise Elektrike, Bujar Nepravishta, i cili, pavaresisht kundershtimeve te qeverise, deklaroi se cmimi do te rritet. “Sasia e energjise qe vjen nga importit si dhe cmimi i saj jane duke u rritur. Pra, energjia, ne pergjithesi, po behet gjithmone e me shume me e shtrenjte dhe, pa dyshim, qe do te kete rritje te cmimeve”, theksoi kreu i ERE-s. Pas deklarates se bere nga FMN, se cmimi i energjise duhet te rritet, duket se vendimi eshte marre, duke percaktuar vetem afatin perfundimtar, pra 1 marsin. ERE eshte edhe institucioni i fundit, i cili vendos nese shqiptaret pervec krizes se vazhdueshme energjetike do t’u duhet te nxjerrin me shume para per te paguar energjine e munguar. Megjithate, duket se ERE nuk do te pranoje rritjen mesatare te propozuar nga KESH-i qe eshte ne masen 37 per qind. Lidhur me kete fakt, Nepravishta theksoi se “nuk mund te shprehemi ende se sa do te jete kjo rritje e cmimeve. Ne duam qe ta percaktojme me sa me shume objektivitet dhe kjo eshte arsyeja qe ne vendosem qe kete percaktim ta bejme ne keto kushte”.
Vendimi per miratimin e cmimeve te reja te energjise qe do te aplikohen gjate vitit te ardhshem pritej qe te merrej brenda diteve te para te muajit dhjetor, por ERE vendosi qe gjithcka te shtyhej per vitin e ardhshem. Kjo shtyrje me shume se per te mbrojtur konsumatoret u pa se erdhi pas deklarates se bere nga Kryeministri Sali Berisha, se nuk do te lejohet qe te rriten cmimet e energjise. Sipas Nepravishtes, shtyrja e ketij afati erdhi per disa arsye te ndryshme. “Se pari, ka te beje me faktin se situata hidrike ne vend ka ndryshuar pas reshjeve te fundit”. Por, sipas tij, nje faktor tjeter, qe ka ndikuar ne shtyrjen e vendimit, eshte edhe frika se rritja e cmimit te energjise mund te shkaktoje kercim inflacioni. Privatizimi i sektorit te shperndarjes ka qene nje tjeter arsye qe e ka detyruar ERE te shtyje vendimin e saj per tarifat e reja te energjise elektrike. Kjo per shkak se privatizimi i ketij sektori do te kerkonte serish rishikim te cmimeve, pasi ne to do te reflektohej edhe fitimi qe do te merrte kompania qe do te privatizonte shperndarjen.
Tarifat e reja, propozimet per 2008
Per kategorine familjare, eshte propozuar qe nga 7 leke, nje kilovat ore ne 2008 te shitet me 8,40 leke, ose 20 per qind me shume. Rritja me te madhe propozohet per kategorite e tjera te tensionit te ulet, si bizneset, ku nga 8 leke kerkohet cmim 12,7 leke per kilovat ore. Te konsumatoret e tensionit te ulet, do te jene furrat e bukes qe mund te perballen me rritje me te madhe, pasi aktualisht ata paguajne 7,5 leke per nje kilovat ore, ne nje kohe, kur per 2008 kerkohet cmim 12,7 leke, pra rreth 69 per qind me shume. Nderkohe, bleresit e energjise ne tensionin e mesem, mund ta paguajne 10,8 leke nje kilovat ore, nga 7 leke qe e paguajne aktualisht. Rritja me e madhe per vitin e ardhshem eshte kerkuar per konsumatoret e tensionit te larte, si industrite e renda. Nga 4,5 leke, KESH kerkon per vitin e ardhshem nje cmim prej 8,7 leke, qe e perkthyer ne perqindje do te thote rreth 93 per qind me shume.
Westin: Rrisni, cmimet e energjise
Vetem disa dite me pare, perfaqesuesja e perhershme e FMN ne Shqiperi, Ann Margaret Westin i cilesoi te pabaza arsyet e dhene nga ERE per shtytjen e vendimit dhe i kerkon qeverise te nderhyje menjehere, ne te kunderten FMN do te propozoje nje zgjidhje tjeter. “Te mos rrisesh cmimin e energjise nga frika e inflacionit, mua me duket krejtesisht jo logjike. Nuk eshte detyra e entit te shqetesohet per inflacionin, por eshte Banka e Shqiperise”, tha Westin. Ne fakt, te dy institucionet nderkombetare qe monitorojne ngushte ekonomine shqiptare, si Fondi Monetar Nderkombetar ashtu dhe Banka Boterore, prisnin nje vendim te shpejte te entit per te rritur cmimin mesatar te energjise ne vend per te normalizuar situaten financiare te Korporates Elektroenergjetike Shqiptare. “Nese ky vend do te vazhdoje te subvencionoje cmimin e energjise dhe nuk do t’i behet vone per vjedhjet e saj, ne nuk jemi te kenaqur nga kjo. Por nese kembengulet, atehere do te duhet te rishikohet buxheti per te rritur taksat me qellim qe te financohen humbjet e KESH”, theksoi Westin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›