E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria, dhurate per festa pensionisteve dhe buxhetoreve

Qeveria do te kryeje edhe kete here ritualin e saj te fundvitit, duke iu dhuruar pensionisteve ne mbare vendin 5 mije leke, me rastin e Vitit te Ri. Gjate mbledhjes se djeshme te Grupit parlamentar te PD, Kryeministri Berisha deklaroi se kjo dhurate do t’i marre buxhetit te shtetit nje shifer prej mbi 25 milione dollare. Por, pa e pare kete si problem, Berisha theksoi se kjo kategori meriton te festoje nje Vit te Ri te mire. “Kjo dhurate do te konkretizohet ne nje nga mbledhjet e ardhshme te qeverise. Ne total kjo shifer shkon mbi 25 milione dollare. Por, qeveria do ta beje kete dhurate ne traditen e krijuar tashme, per t’i dhene mundesi kesaj kategorie te shoqerise te festoje e qete Vitin e Ri”, theksoi Berisha. Nderkohe qe ne faqen zyrtare te kryeministrise, per here te pare gjate ketyre viteve, shperblimi i pensionisteve eshte vendosur me para te vjetra. Ne lidhje me kete vendim, nuk munguan as batutat ne mbledhjen e djeshme te Grupit parlamentar te PD-se. Keshtu, Kryeministri Berisha nuk ngurroi ta cilesonte kete dhurate per pensionistet si nje kartoline nga ana e ministrit te Financave, Ritvan Bode, por qe, sigurisht, te firmosur prej Berishes. Por i vendosur ne fund te salles, ministri i Financave, Bode, reagoi ne lidhje me kete deklarate, duke theksuar se kjo ishte nje dhurate e Berishes dhe jo e tij per pensionistet. Ne mbledhjen e djeshme te Grupit parlamentar te PD-se, Kryeministri Berisha theksoi se edhe punonjesit buxhetore kane te percaktuar ne fondin e pagave, si shperblim per Vitin e Ri, nje shume prej 10 mije lekesh. Deklarata e papritur e Berishes, pikerisht ne diten kur gazeta “Koha Jone” botoi lajmin per dhenien e shperblimeve pensionisteve, shkaktoi habi te Ministria e Financave, duke u vene ata perpara faktit te kryer. Dhenia e shperblimeve ne fund te vitit per buxhetoret dhe pensionistet eshte bere tashme nje tradite dhe eshte aplikuar nga te gjitha qeverite. Edhe gjate qeverisjes socialiste keto shtresa arrinin te perfitonin shperblime ne fund te vitit me rastin edhe te festes tradicionale te Vitit te Ri.
F.Mejdini

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›