E Diel, 1 Nëntor 2026

“Te largohen Pollo e Ndoka”

Kryetari i Lidhjes Demokristiane Kombetare, Nikolle Lesi, kerkoi dje qe reforma zgjedhore te synoje ne ndryshime kushtetuese, ku sistemi zgjedhor te jete proporcional rajonal. Duke mbrojtur kete propozim, ne kuader te debateve per reformimin e kodit elektoral, ai tha se aplikimi i ketij sistemi do te eliminonte fenomenin e Dushkut dhe konfliktet fisnore e fizike te deritanishme ne zonat elektorale. Po ashtu, ai do te pastronte parlamentin nga elementet qe hyjne aksidentalisht ne te. Per sa i takon pragut elektoral, kryetari i LDK-se kerkoi rritjen e tij ne masen 3 per qind. Deputeti Lesi kerkoi ndryshime urgjente ne qeveri, me qellim largimin e ministrave te paafte. "I kerkojme Kryeministrit Sali Berisha, ne cilesine e kryetarit te mazhorances, qe ministrite e Arsimit dhe Shendetesise te organizohen nga njerez profesioniste, te cilet te vijne nga radhet e PD-se, pasi pergjegjesia kryesore ne elektorat, ne rast deshtimi te dukshem, sic edhe po verehet, do t'i faturohet PD-se", tha kryetari i LDK-se.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›