Vrau gruan, i telefonon vjehrres ne arrati
Artan Cena
Martesa e ciftit pati nje jetegjatesi jo me shume se 365 dite. Sapo ka kaluar mengjesin e djeshem kufirin shqiptaro-grek, Dan Hutra ka marre nga nje kartofon rruge familjen e gruas se tij 22-vjecare, Dafina Havalaja, me te cilen kishte lidhur kurore prej nje viti dhe nje jave me pare ishte zhvendosur nga fshati Vaqar, prane Fushes se Aviacionit, ne Tirane. “Shkoni ne shtepi dhe merrni trupin e vajzes, pasi e kam vrare ne shtepine perdhese, ku rrinim me qira prej dhjete ditesh”. Ky ka qene pak a shume monologu i shkurter, qe 25-vjecari ka bere me nenen e 22-vjecares, qe rreth ores 09:00 te mengjesit u gjet e lare ne gjak mbi krevatin bashkeshortor. Ne dore mbante nje thike, qe ia kishte vendosur bashkeshorti i dyshuar per kete krim monstruoz brenda familjes per motive pasioni, kurse ne trup kishte dy plage, ne zemer dhe ne melci. Policia shpalli ne kerkim emigrantin e rregullt ne Greqi, i cili mendohet te jete larguar pas ngjarjes dhe per disa ore ka kaluar kufirin. I pa shqetesuar ka njoftuar familjen Havalaja, duke pranuar autoresine, ndersa motivet nuk i ka sqaruar. Burime zyrtare te policise thane se motivi kryesor mendohet te jete nje krim pasionant per motive xhelozie, duke mos perjashtuar edhe nje grindje banale mes ciftit.
Ngjarja, sipas eksperteve, mendohet te kete ndodhur mbremjen e se dieles, pasi gjate keqyrjes se kufomes se 22-vjecares Dafina Havalaja, u konstatua se vrasja ishte kryer midis intervalit kohor nga 10-14 ore. Mesohet se nje telefonate e kryer nga vete bashkeshorti emigrant i viktimes ka zbuluar krimin. Te pyetur nga policia e Komisariatit nr. 2 te Tiranes, e cila ka ne varesi edhe rrugen “Stavri Themelko”, ku ndodhi ngjarja, prinderit e vajzes nga Klosi, i rrethit te Matit, deshmuan se ishin marre ne celular nga dhendri i tyre, Dan Hutra. “Nuk i besuam fjaleve te tij se kishte vrare Dafinen, pasi nuk kishin probleme. Vajza na tha pak ne telefon te dielen se kishte pasur nje grindje me Danin, por nuk mendonim te shkonte deri ketu”, jane shprehur ata per agjentet. Ekspertet thane se vrasja eshte kryer para ores 20:00 te se dieles, ndersa autori i ka vene thiken ne dore te shoqes para se te largohej.
Policia e Tiranes konfirmoi dje, per gazeten “KJ”, se para se te kryhej vrasja midis ciftit ka pasur nje grindje per motive te dobeta. Por, nuk percaktohet nese behet fjale per nje tradhti bashkeshortore, apo nje zenke e zakonshme per probleme te tjera. Pista qe po hetohet eshte “krimi per pasion”, qe ka lidhje me jeten bashkeshortore te ciftit. “Menjehere pas hetimeve paraprake, rezultoi se autor i kesaj ngjarjeje eshte 25-vjecari Dan Hutra, i cili u shpall ne kerkim nga policia dhe eshte marre kontakt me te gjitha pikat kufitare”, thane zyrtare te policise dje. Gjithashtu, mesohet se eshte marre kontakt edhe me oficeret nderlidhes ne Athine te Greqise per te zbuluar vendndodhjen e 25-vjecarit te dyshuar dhe bere te mundur kapjen e tij. Interpol Tirana ka bere gati dosjen per t’ua percjelle autoriteteve greke.
“Kemi degjuar debat mes te rinjve”
Marredheniet mes ciftit te ri, nuk kane qene shume te mira. Fqinjet e tyre kane deklaruar per policine se, prej disa ditesh kishin degjuar zenka mes te rinjve. Nderkohe qe mbremjen e dy diteve me pare, grindja kishte qene me e madhe se heret e tjera. Dyshohet se ky konflikt ka sjelle me pas dhe vrasjen e Dafina Havalase, qe po hetohet nga policia dhe prokuroria. Pasi kane mberritur ne vendngjarje dhe marre gjurmet e gishterinjve, policia mori ne pyetje pronaret e baneses, te cilet kane nxjerre dhe emrin e personit, i cili kishte marre shtepine me qira, nderkohe qe dhe familjaret e vajzes kane hedhur dyshimet per te larguarin nga vendngjarja.
Viktima
Emri: Dafina
Atesia: Abdulla
Mbiemri: Havala
Mosha: 22 vjece
Lindur: Klos, Mat
Banuese: Tirane
Autori i dyshuar
Emri: Dan
Atesia: Riza
Mbiemri: Hutra
Mosha: 25 vjec
Lindur: Kukes
Banues: Vaqar, Tirane
Dy plaget ishin vdekjeprurese
Sapo kane mberritur ne vendin e ngjarjes, policia dhe prokuroria kane ngritur nje grup hetimor, duke hetuar te gjitha pistat e mundshme. Dyshimet e para jane hedhur menjehere mbi bashkeshortin e viktimes, i cili nuk eshte gjetur ne banese dhe ne asnje vend, ku policia ka bere kontrolle. Dyshohet se Dan Hutra eshte larguar ne drejtim te Greqise, ku dhe rrinte me dokumente te rregullta prej disa kohesh. Ekspertet mjeko-ligjor kane bere te ditur dje, per “Koha Jone”, se Dafina Havala, ka marre dy goditje me thike, nje ne zemer dhe nje ne melci, duke gjetur vdekjen e menjehershme, pa asnje lloj mundesie shpetimi. Ajo dyshohet se ka vdekur 14 ore para se policia dhe familjaret te gjenin trupin e pajete, te 22-vjecares, me origjine nga Klosi, i Matit. Policia dyshon se eshte nje krim i kryer nga pasioni.
Precedente
6 dhjetor 2007
Ne Diber, tre vellezer Selman Buci, Urim Buci dhe Ylli Buci, dyshohet se kane vrare motren 23 vjece dhe te dashurin e saj 19 vjec, pasi nuk pranonin lidhjen qe kishin dy adoleshentet mes tyre. Viktimat jane, Nazife Buci dhe Granit Gjoci
30 nentor 2007
Ibrahim Lika ekzekuton barbarisht bashkeshorten e tij Fikneten, 55 vjece, duke e qelluar me bresheri automatiku. Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth ores 14:00 ne qytetin e Matit, ne lagjen "Pjeter Budi", vetem 100 metra larg Komisariatit te Policise se ketij qyteti
15 shtator 2007
Gezim Karaj, 50 vjec, dyshohet se vrau bashkeshorten e tij, Ruzhdien, po 50 vjece, per motive xhelozie, duke lene jetim kater femijet, qe kishin nga martesa e tyre e gjate. Autori i dyshuar u dorezua vete ne polici, duke pranuar krimin dhe deshmuar motivet
13 mars 2007
Pajtim (Duro) Azbiaj, dyshohet se ka qelluar me disa plumba mbi gruan e tij, duke e lene te vdekur ne vend. Viktima ishte shtatzene dhe xhelozia ka qene shkaku kryesor, i cili ka shtyre te riun te qellonte mbi Matilda Haxhiajn. Autori arrestohet nje dite me vone
Precedenti ne 2003
Hutra u arrestua pasi lidhi nenen e perdhunoi kunaten
Kater vjet me pare, i dyshuari per vrasjen e gruas se tij te re per motive xhelozie, eshte perfshire ne nje tjeter krim te rende monstruoz qe duket se eshte kaluar lehtesisht nga organet e drejtesise. Me 19 maj te vitit 2003, Dan Hutra, atekohe 21 vjec, u denoncua nga nena dhe kunata e tij, se pas nje grindje i kishte lidhur ne banjon e shtepise, keqtrajtuar dhe me pas kishte ushtruar dhune seksuale me kunaten e tij.
Ne komunikaten e saj zyrtare, policia citonte se me 20.05.2003, ora 07:10, u arrestua shtetasi Dan Hurta, 21 vjec, lindur ne Kukes e banues ne Vaqarr, sepse ka lidhur me litar nenen e kunaten, ka marre forcerisht kunaten tjeter 23 vjece dhe ka kryer marredhenie seksuale me dhune”. Sipas hetimeve te kryera nga komisariati nr. 2 ne ate kohe, ngjarja ka ndodhur ne fshatin Vaqar ku banonte edhe familja Hutra, ndersa i riu u konsiderua edhe me probleme psikike, pasi kishte crregullime mendore. Autori ka kryer marredhenie seksuale me dhune me nusen e vellait, ne sy te nenes se tij dhe kunates tjeter te cilat me pare i kishte lidhur qe te dyja. Krimi monstruoz eshte publikuar ne te gjitha mediat, por me vone duket se i dyshuari ka perfituar duke u liruar dhe me tej, emigruar ne Greqi. Sipas hetimeve rezulton qe Hutra te jete martuar prej rreth nje viti, ndersa ishte emigrant dhe ka vuajtur vetem dy-tre vite per kete krim.