Porti i Durresit, gati instalimi i kamerave te sigurise
Autoriteti portual i Durresit, ka financuar kohet e fundit zbatimin e kater projekteve, me nje vlere te pergjithshme mbi 270 milione leke. Tre nga keto projekte po realizohen ne te gjithe hapesiren portuale, tha dje nendrejtori i Autoritetit portual, Mentor Bunguri. "Sheshet prane hyrjeve 1 dhe 2 te portit detar, po i nenshtrohen nje transformimi rrenjesor, i cili synon sistemimin e rrugeve qe lidhin sheshet pas kalatave operacionale, gjelberimin e sheshit kryesor dhe rivenien ne funksion te hyrjes 1, qe ndodhet pergalle bulevardit tregtar te Durresit. Sipas te njejtit burim, realizimi i ketij projekti me vlere 53 milione leke perfshin nje territor 50 mije metra katrore dhe do te perfundoje ne fillim te vitit 2009. Nje financim tjeter prej 143 milione lekesh synon instalimin e kamerave te sigurise ne te gjithe hapesiren portuale", beri te ditur Bunguri. Ai tha se ne Prill te vitit te ardhshem i gjithe territori i portit do te monitorohet nga 36 kamera vezhgimi, qe do te rritin ndjeshem parametrat e sigurise ne portin me te madh te vendit. Bunguri shtoi se, keto dite ka filluar instalimi i sinjalistikes ne te gjitha rruget e brendshme te portit detar, sipas nje projekti me vlere 24 milione leke, qe do te zbatohet brenda tre muajve. Ai tha se, projekti per nje ndertese dykateshe afer hyrjes 2 te portit, do te filloje menjehere pas miratimit te ketij projekti nga KRRT e bashkise se Durresit. Ne kete ndertese me siperfaqe 320 metra katrore do te vendosen zyra te agjencive dhe institucioneve qe kane veprimtari ne hapesiren e portit, sipas nje projekti me vlere 52.3 milione leke, tha Bunguri.