Guardiola: Fituam 6-0? Jam i pakenaqur!
Barcelona shpartalloi ekipin e Malagas 6-0, ne "Nou Camp", duke paraqitur nje tjeter ndeshje te jashtezakonshme. Barca, pavaresisht fitores se Realit, 3-0, ndaj Almerias, ruajti diferencen prej gjashte pikesh. Samuel Eto shenoi dy gola ndaj Malages. Kamerunasi u ngjit ne kuoten e 25 golave per kete sezon. Ksavi, Henri, Alvesh dhe Mesi "pershendeten" rrjeten e vizitoreve, qe nuk paten asnje mundesi per te shmangur humbjen. Madje, nese Barcelona do te paraqitej ashtu sic theksoi trajneri i saj, Pep Guardiola pas ndeshjes, humbja e Malages duhet te ishte me e thelle. E cuditshme, por Guardiola thote se ekipi i tij duhet te ruaje ritmin e lojes per 90 minuta, qe te shenoje me shume. "Ne mund te ecim edhe me mire", - theksoi trajneri i Barcas, Pep Guardiola. "Ne zhvilluam nje pjese te pare te mire dhe kjo loje vazhdoi deri ne minuten e 65-te te pjeses se dyte. Duhet te paraqiteshim me te njejtin nivel, deri ne minuten e 90-te", - theksoi trajneri i Barcelones. Jane te shumte ata qe mendojne se futbolli ka kohe qe nuk perjeton momente te tilla, ku loja e nje skuadre po shkon drejt perfeksionit.