Cmimi naftes, fitimi i ARMO-s rritet me 150 here
Me nje kembe ne shtet dhe me tjetren te privati, ndermarrja e prodhimit dhe perpunimit te naftes ARMO-s ka arritur te realizoje nje fitim 150 here me te larte se plani, per tre muajt e pare te vitit. Drejtori ekonomik i ARMO-s, Kujtim Osmanaj, njoftoi dje se, ne 3 muajt e pare te ketij viti, fitimi i arritur ne ARMO, llogaritet ne vleren 314 milione leke, nga 2 milione te planifikuar. Sipas tij, faktoret qe sollen nje rritje fitimi prej 150 here me te larte nga planifikimi, lidhen me mbajtjen ne nje gatishmeri te larte te rafinerive te kompanise, me rritjen e sasive te perpunimit dhe prodhimit te nenprodukteve te naftes, cmimin mjaft te favorshem te tregtimit te tyre sipas bursave boterore te naftes, si dhe disiplinimin e shpenzimeve. Gjate 2 viteve te fundit, kompania ARMO ka arritur vlera te larta ne bilancin financiar, me permiresim te ndjeshem, krahasuar me periudhat e meparshme, duke pasur si arsye kryesisht koniunkturen e larte ne tregun e cmimit te naftes. Ne vitin 2007, kompania ARMO arriti rezultate mjaft te larta, duke shenuar nje fitim prej 1,717 miliarde leke, kundrejt 307 milione lekeve te programuar, me nje tejkalim prej 1,410 miliarde leke. Rritja ne menyre te vazhdueshme e cmimeve te naftes ne tregjet nderkombetare, si dhe ne tregun vendas gjate vitit 2007, dha ndikimin e tij ne te ardhurat per kompanine publike te tregtimit te nenprodukteve te naftes, ARMO. Duke ndjekur cmimin sipas bursave nderkombetare te naftes, vetem nga eksportet e bitumit, naftes verxhine, solarit, si dhe koksit, u siguruan te ardhura ne vlere totale prej rreth 33,4 milione USD ne vitin qe kaloi. Nafta verxhine u rrit nga 500 USD per ton, ne fillim te 2007-es, ne 683,75 dollare per ton ne fund te tij. Ndersa cmimi i bitumit levizi nga 250 USD per ton, deri ne 290 USD per ton, per solarin ky cmim ndryshoi nga 250 USD per ton, ne 330 USD per ton dhe per koksin, nga 40 USD per ton, ne 60 USD per ton. Sipas Osmanajt, pritet qe dhe rezultatet per muajt prill dhe maj, te jene akoma dhe me te larta. Ndermarrja shteterore e naftes ARMO u shit me date 21 maj nepermjet nje tenderi te hapur nderkombetar kundrejt vleres 125 milione euro. Vlera do te arketohet per llogari te buxhetit te shtetit, porsa Kuvendi te kete miratuar kontraten. Kompania ze rreth 25% te tregut te brendshem te tregtimit te karburanteve, ajo zoteron 100% te tregut per bitum, mazut etj.