Janar-maj, plani i doganave 105%
Blerina Hoxha
Buxheti i shtetit kete vit duket se do te kete tejngopje me te ardhura, pasi, pas
privatizimit te ARMO-s dhe tejkalimit te planit nga tatimet edhe administrata doganore, ka arketuar per periudhen 5-mujore rreth 2 miliarde leke me shume se plani, ose 16 milione euro me shume. Nga shifrat e publikuara dje nga Drejtoria e Pergjithshme e Doganave, mesohet se administrata doganore realizon planin e te ardhurave per pese -mujorin e pare 2008 ne masen 105%, duke arketuar ne buxhetin e shtetit 1 miliard e 947 milione leke me shume se plani. Vetem gjate muajit maj, jane arketuar ne buxhetin e shtetit 8,4 miliarde krahasuar me 8,3 miliarde leke qe ishte plani i percaktuar nga Ministria e Financave, ose 27 milione leke me shume. Ne total si 5-mujor, jane arketuar gjithsej 39 miliarde e 533 milione leke, me nje rritje 5% me shume se plani i percaktuar per kete periudhe. Mirepo, pavaresisht rezultateve pozitive ne te ardhura, administrata doganore nuk ka shenuar permiresim ne zhdoganimin e mallrave te akcizes, kafe dhe karburante ne krahasim me te njejten periudhe te nje viti me pare. Gjate periudhes janar-maj jane zhdoganuar 147707 tone karburante, sasi me e ulet se nje vit me pare, periudhe gjate te ciles jane zhdoganuar 148395 tone. Edhe kafe jane zhdoganuar 2501 tone gjate 5 muajve te pare te vitit 2008, ose 48 tone me pak se e njejta periudhe e vitit te kaluar, ku u zhdoganuan 2549 tone. Ndersa ne zhdoganimin e cigareve rezultatet duket se kane qene pozitive. Gjate 5-mujorit jane zhdoganuar 1419 tone, duke shenuar nje rritje prej 183 tone me shume se sasia e zhdoganuar gjate periudhes janar-maj 2007, ose 15% me shume. Administrata doganore konstaton gjithashtu se gjate periudhes pese-mujore ka pasur nje ecuri te mbare te eksporteve ne vlere, ritmet e rritjes e te cilave kane qene me te larta se te importeve. Gjate periudhes janar-maj, jane realizuar rreth 48 miliarde leke eksporte nga 41 miliarde leke qe ishin vitin qe shkoi ne kete periudhe. Ndersa importet shenuan nje vlere rreth 120 miliarde leke me nje rritje 13 per qind me shume se pese-mujori i pare 2007. Nga analiza e situates fiskale, Ministria e Financave ka planifikuar nje buxhet shtese kete vit. Sipas zyrtareve te financave, ne kete buxhet shtese perparesi do vazhdojne te kene investimet, dhe sidomos infrastruktura. Keshtu qe, krahas rritjes se pagave dhe pensioneve nga fondi i kontingjences, do te kete nje rritje te perfitimeve edhe per shtresat qe trajtohen me ndihme ekonomike. Ne kete buxhet shtese perparesi do vazhdojne te kene investimet, dhe sidomos infrastruktura. Ne buxhetin shtese do te perfshihet edhe perdorimi i parave qe vijne nga privatizimi i ARMO-s. Te 125 milione eurot jane planifikuar tashme se si do te perdoren. Gjysma e tyre do te financojne ndertimin e rruges se re Durres-Kukes, dhe gjysma tjeter do te perdoren per shlyerjen e borxhit te shtetit. Situata e mire fiskale nga ana tjeter pritet te sjelle rialokime ne buxhet ne shifrat e 200 milione eurove.