E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e ish-policit, mbetet ne burg 53-vjecari

Gjykata e rrethit te Vlores ka vendosur dje te lere ne burg pa afat Besnik Drizen, i akuzuar per vrasjen e kusheririt te gruas se tij, 53-vjecarit Sotir Kordha. Ish-efektivi i Drejtorise se Policise se Qarkut te Vlores eshte qelluar tri dite me pare me nje sacme ne zemer. Viktima ka vdekur ne pragun e shtepise, ndersa eshte kapur disa ore me vone i akuzuari, qe nderkaq kishte marre arratine. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Bestrove, te rrethit te Vlores, ndersa Besnik Driza ndiqte me cifte ne dore bashkeshorten e tij, Nafijen, e cila ishte turrur per t'u mbrojtur ne shtepine e kusheririt. Ne seancen e djeshme, gjykata vendosi te pranoje kerkesen e prokurorit Maksim Sota si per administrimin e provave ne ngarkim te te akuzuarit, ashtu edhe per vendosjen ndaj tij te mases se sigurise. Keshtu, Besnik Driza do te qendroje ne burg deri ne perfundim te hetimit gjyqesor. Ndonese mesohet se ne hetuesi i akuzuari ka pranuar krimin, ne seancen e djeshme nuk u fol per gjykim te shkurtuar. I akuzuari nuk ka folur, ndersa per avokatin ka qene e pamundur te siguronte nga gjykata nje mase me te bute sigurie. Burime nga mbrojtja thane se i akuzuari ka qene i dehur ne momentin e krimit, ndersa objekti nuk ishte viktima.

Ornela Hila


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›