Cmimi real i naftes shkon 117 leke
Cmimet e shitjes me pakices te naftes ne vendin tone prej disa muajsh shenojne cmime te kripura per konsumatoret. Aktualisht, ne tregjet me pakices te vendit karburantet eurodiezel shitet me nje cmim prej 140-145 leke/litri, kurse i cmimi i biznesines shenon 145 leke/litri. Por realisht cmimi real i naftes ne vend duhet te jete 117 leke/litri. Ne kete cmim perfundimtar te naftes jane te perfshira te gjitha taksat sipas niveleve qe paguajne sot importuesit. Pra, sipas ketyre llogaritjeve, tregtaret e pakices ne vendin tone abuzojne me rreth 30 leke me shume per cdo liter nafte te shitur. Keshtu, duke iu referuar faturave te shitjes qe paraqesin importuesit ne doganat shqiptare, mesohet se cmimi i naftes se perpunuar qe hyn ne vendin tone, rezulton qe 1 ton nafte eurodiezel eshte blere me 780 dollare (fucia me 1 ton nafte = 1050 litra). Ky eshte dhe cmimi i paraqitur nga bursat nderkombetare gjate dites se djeshme. Po ashtu, duhet saktesuar fakti qe, nafta qe hyn ne vendin tone eshte e nje cilesie te dobet, e cila vjen nga rafinerite e perpunimit te detit te Lindjes, kryesisht nafta e prodhuar ne Ukraine, kurse nafta e perpunuar nga rafinerite e detit te Veriut, e njohur si nafta britanike, shitet me cmime mjaft te larta, te cilat kalojne vleren e mbi 800 dollareve per ton. Por importuesit shqiptare, per shkak te cmimit te larte, qendrojne larg naftes se cilesise se mire. Pra, nafta qe blihet ne dollare, duke e konvertuar me kursin e kembimit te dollarit, valuta me te cilen blihen nafta, rezulton qe nje liter e pasjelle ende ne vend ta kete cmimin 59 leke te reja. Por cmimit te kesaj nafte i shtohet edhe pagimi i tatimit mbi vleren e shtuar ne masen 20 per qind nga importuesit. Duke i shtuar edhe tatimin, cmimi i naftes llogaritet te shkoje ne 70.4 leke. Por nje tjeter takse qe i shtohet eshte akciza, e cila ne nivelin e saj me te larte llogaritet ne 37 leke/litri. Keshtu, cmimi i naftes, duke perfshire akcizen dhe TVSH-ne, shkon ne 107.4 leke te reja. Por kesaj i shtohet edhe kostoja e transportit e cila mesatarisht llogaritet ne 10 leke per liter. Pra, me te gjitha keto llogaritje, del qe cmimi qe cmimi i naftes eurodiezel eshte 117 leke dhe jo 145 leke per liter qe shitet ne pikat e karburantit. Nderkaq, pervec cmimit te blerjes se naftes se paraqitur nga importuesit, doganat, ne jemi interesuar edhe prane bankave, te cilat llogarisin te njejtat cmime blerjeje nga importuesit.
Tregu ende ne hetim
Komisioni i Konkurrences ka vendosur prej kohesh hapjen e nje hetimi te pergjithshem ne sektorin e energjise. Raporti i hetimit do te sjelle nje pasqyre te plote te situates se konkurrences ne kete treg, duke evidentuar problemet e mundshme. Ky vendim ka ardhur pas nje studimi te Tregut te Hidrokarbureve nga ana e Sektorit te Analizes dhe Studimeve te Autoritetit te Konkurrences dhe monitorimet e kryera nga Sekretariati i Autoritetit te Konkurrences, ku ka rezultuar se ka shenja te kufizimit dhe shtremberimit te konkurrences, duke mos reflektuar cmime te nje konkurrence efektive ne treg. Hapja e nje hetimi per kete sektor merr nje rendesi te madhe, pasi tregu i energjise mbetet nje nga sektoret kryesore te ekonomise, per shkak te rolit qe ka ne percaktimin e kostos se aktivitetit te sipermarrjes, eficences se ndermarrjeve dhe sherbimeve publike dhe ne pergjithesi, kostos dhe cilesise se jetes se konsumatoreve.