Cocteau: Krijimi te Pikaso mbyllej qe ne kycet e tij
Me shume nje veterrefim se sa nje interviste, ku artisti i madh perzien kohe, koncepte dhe perfytyrime te ndryshme te periudhes se tij. Eshte i pameshirshem dhe kjo jo vetem me veten, por edhe me miqte, si...edhe me principet e verteta. Aq sa mos te kurseje askend dhe, para te gjithave, veten...dhe gjithe plejaden e madhe te artisteve te gjysmes se pare te shekullit te shkuar
Vijon nga numri i shkuar
Nga William Fifield (Vere-vjeshte 1964)
A mendoni se edhe pavetedija mund te krijoje?
"Per nje kohe te gjate kam kembengulur se arti eshte martesa e ndergjegjes me pavetedijen. Ndersa, pak me vone, fillova te mendoj se mund te ishte gjeniale ndonje gje, e cila mund te interpretohet si nje forme e pazbuluar e momentit...por kuptohet ne te tashmen?"
Tashti te mbahemi me kete argument: Keni shkruar dikur, shume kohe te shkuara, se ideja eshte e lindur nga nje fjali, njelloj si nje enderr...ne vendin ku ndodhet enderruesi. Pikaso pohon se nje krijim mund te jete nje aksident, ndoshta edhe nje gabim, ose me thjesht nje hap i gabuar, i cili ndryshe mund te vije nga eksperienca e mbledhur ne vetedije dhe qe vezhgohet nga ajo qe ka ekzistuar me pare. Ne kete menyre, Ju keni pranuar se poeti nuk mund te shpike, ai vetem degjon.
"Po, por mendoj duhet te jete shume me komplekse se sa kaq. Nje here e nje kohe, p.sh. Satie nuk do te donte qe te priste fare mesazhe nga jashte. Dhe, me thuaj, per cfare duhet qe te degjojme ne, tek e fundit?"
Thjesht dhe pak banalisht: Si arrini qe t'i menaxhoni elementet e vepres, te marrim p.sh. emrat e karaktereve?
"Dargeolous, natyrisht, ka qene nje personazh real. Ai ishte nje nga ata qe hidhte topin fatal te bores ne "The blood of a poet" (Gjaku i poetit). Perseri i njejti element: nje top bore eshte ne romanin tim "Les Enfantes Terribles", te cilin Rosamond Lehmann e ka perkthyer (me nje veshtiresi obsesive, me shkruajti ajo); dhe kete here, gjithashtu dhe me nje pikez te zeze helmi, qe iu dergua Paul, si per te provokuar vetevrasjen e tij. E gjykova me vone qe duhet ta kisha si element per ta perdorur emrin e tij si nje person aktual, me te cilin kam qene ne shkolle. Emri eshte mitik, por diku ai duhet qe te mbetet pjese e ketij djali. Keshtu qe ka gjera te cuditshme, te cilat depertojne ne kete origjinalitet. Radiguet me pohoi se: "Pas tri ditesh do me duhet te goditem nga ushtaret e Zotit". Dhe vetem tri dite me vone, ai vdiq. Ishte pikerisht kjo, as me shume e as me pak. Emri i Angel Heurtebise ne librin me poema "L'Ange Heurtebise", qe eshte shkruar me nje automatizem te pathyeshem, qe nga fillimi deri ne fund, eshte marre nga emri i nje ndalese ashensori, ku mua me ka rastisur te ndodhesha njehere. Keshtu, i kam quajtur edhe karakteret pas disenjimit...teksa ndodhesha prane atyre vazove qelqi te stervjetra dhe te medha ne nje farmaci ne Normandi".
A mund te me thuash dicka per mekanizmin e perkthimit. Une kam degjuar se Ju, vete, njehere p.sh. keni provuar te shkruani ne gjermanisht?
"Une kam pasur nje dado gjermane. Vecmas ndihmes direkte te saj nga pak duzina fjalesh te degjuara prej saj, them se ka qene gjuha e vetme, qe e njoh me mire vec frengjishtes. Por, theksoj, se fjalori im eshte teper i kufizuar. Nga ky handikap me kishin dale pengesa te veshtira perpara, qe mendoj se mund t'i perdorja si avantazh dhe keshtu kam shkruar me vone disa poezi... ne gjermanisht. Theksoj gjithsesi se ka qene dhe nje problem tjeter qe me ka prekur ne te gjithe krijimtarine...te pakten per nevojen e pengeses ne vetvete".
Mire. A mund te na e sqarosh kete ceshtje per nevojen e pengeses?
"Pa rezistence Ju nuk mund te beni asgje".
Ju me keni treguar njehere disa histori per impresionistet dhe per nje holandez, qe kishte blere disa pune te tyre. Une mendoj se ato shprehin nje nga bindjet tuaja te para qe ka te beje me paqendrueshmerine e shijes ne vetvete apo me shume akoma ne mosekzistencen e nocioneve te "keq-mires", lidhur keto edhe me ndonje sens te vertete objektiv. Po t'i kthehemi kesaj kohe, besoj se ju ende sugjeroni qe poezia nuk mund te perkthehet. Rilke...p.sh.
"Po, Rilke perkthente Orfeun tim, kur ishte duke vdekur. Ai me shkroi se te gjithe poetet flasin nje gjuhe te perbashket, por ngerthyer prej zakonesh te ndryshme. Une, p.sh. gjithmone jam perkthyer shume keq".
Nga ajo qe kam lexuar per poezine tuaj ne anglisht, Ju pyes: A e keni njohur ndonjehere drejtesine?
"Une kam shkruar me nje thjeshtesi te dukshme, qe ishte ne te vertete nje kalkulim i eger matematikor lidhur me gjuhen dhe ate qe perben jopermbajtjen. Kjo te sqaron se puna pas ketij fakti, dhe jo pa keqardhje, shtuar me makinat tona te komunikimit ne shkrim jane thjesht konvencione. Keshtu do ndodhte p.sh. nese Pikaso do te zevendesonte nje sy per te bere kapercimin e nje pikture drejt jetes apo te provokonte perplasjen qe jep ndjenja e shume-pamjes, qe eshte nje gje krejt tjeter. Apo, nese une do orvatesha te zevendesoja nje fjale per te rivendosur disa nga freskite e tij dhe qe perben nje largesi shume dhe shume me me teper veshtiresi. Perkthyesit e keqkuptojne thjeshtesine time per ate qe nuk perben themeloren, duke me trajtuar mua si tejet siperfaqesor. Kete... p.sh. ja u kam rrefyer edhe juve. Miss Rosamond Lehmann me ka treguar se une jam perkthyer shume keq ne anglisht. Tiens (Mbahu)! Ne gjermanisht, p.sh. mendojne qe te realizojne pjesen time "La Difficulte d'tre" 'Veshtiresia per te dashuruar' (The difficulty to Leben); Jo! 'The difficulty zu sien'. Ndaj eshte e madhe veshtiresia per te jetuar te gjithe kete: taksat, komplikacionet dhe e gjitha pjesa tjeter qe mbetet. Ne fakt, veshtiresia me e madhe eshte per te qene, ah! Qe te jesh ketu pra... te ekzistosh".
Mire, natyrisht, nese une do te mbetesha ketu: Dukeni se do te shkruani me nje gjuhe me kontraksione te konsiderueshme dhe jashte nje bote ne te cilen ka nje shume teper substanciale te ndryshimit te "hije-drites". Ju duhet te shprehni nje shume teper te madhe, ndodhur ne nje hapesire te vogel, nese do te mbartnit njekohesine. Madje, shkruani diku se...nuk duhet qe te shikoni pas (ne prodhimin tuaj) ose duke iu perifrazuar "se nuk do te mundeshit te ktheheshit ne nje kolone sheqeri dhe nese do te ktheheshit pas...?" Eshte shume e lehte per te marre siperfaqesisht kete shaka, pra te rreshqasesh. Por me duket se ju keshtu e sillni vecantine, vezullimin, kristalinen, ndoshta deri te Kubi, mbase ngaqe vete jeni i lidhur teper me origjinen e Kubizmit. Ne te vertete, nuk dua qe te shkoj kaq larg: Di te pakten nga ajo qe me keni thene vete se nuk do te donit "qe te perfundonin keto pune", por ato kercejne direkt ne mendjen tuaj. Atehere cfare do te duhet qe te besh me tutje? Te "de-apt" (ri-adaptohesh) ato? T'i beni ato me pak te adaptueshme dhe pastaj t'i derdhni poshte? Ne fakt, e gjitha kjo mund te jete false. A eshte e mundur qe te mendoni se atje ka nje afrim te vertete per me shume te verteta misterioze nga ai lloj te vertetash, qe dalin nga krahasimi i nje pjese rruge delikate, por edhe ne te gjithe anen speciale, qe eshte pjese ne te gjithe kete mendje modeste.
"Historia, natyrisht, mund qe te perkthehet shume mire. Shekspiri perkthehet ne pjese, per shkak te lehtesimit te madh, qetesine e pafund, qe vjen nga nje rrefim, i cili rrjedh nga kronikat e zakonshme, te cilat dikush mund qe t'i lexoje njesoj, si dikush tjeter qe lexon ne kete kohe...ta zeme Braille".
Por, qe sigurisht keni parasysh se bota nuk e lexon Shekspirin vetem per nje lloj afersie te Rrefimeve te Lamb?
"Jo. Ne te vertete, jo! Por ka dicka krejt tjeter. Madame Colette, njehere, me ka thene se nuk duhet te lexohen poetet e medhenj vetem per faktin qe ata japin nje atmosfere. Vertete eshte shume e cuditshme, se si ne poetet mund qe te lexojme njeri-tjetrin, sic ka thene dikur edhe Rilke. Por, me nje shok, qe te ndihmon per fjalet: Une mund te arrij thjesht te lexoj Shekspirin ne anglisht, por kuptohet se kurrsesi nje gazete".
Nje percaktimi Juaj i kahershem eshte qe Ju e keni qejf poezine duket si shume i qenesishem ketu. Ju keni thene diku se kur e dashuroni nje pjese ne teater, keni ndjere se te tjeret arrijne qe ta perceptojne se ajo nuk eshte nje pjese teatri, por dicka krejt tjeter. Dhe, nese ju doni nje film, atehere shoket tuaj thone se ajo nuk eshte film, por dicka krejt tjeter. Apo, nese ju admironi dicka ne sport, ata thone se ky nuk eshte sport, por eshte nje gje krejt tjeter. Dhe perfundimisht ju keni arritur ne perfundimin se kjo lloj gjeje..."dicka tjeter" eshte nje poezi.
"Ju e shikoni vete, qe nuk dini ne shume momente se cfare doni te beni. Nuk eshte e mundur kurre qe te besh ate qe ke ndermend. Mekanizimi eshte kaq i pakapshem per kete, saqe duket si teper sekret. Apolliner vendosi qe te dublikonte Anatole France
(modelin e tij) dhe kuptohet se deshtoi ne menyre te mrekullueshme. Ai krijoi nje poezi te re, te vogel, por gjithsesi teper te vlefshme. Disa bejne nje gje shume te vogel, ashtu si Apollineri dhe kane nje shperblim te madh, ashtu si e pati dhe ai perfundimisht. Te tjeret, bejne nje gje te madhe ashtu si beri Maks Jakob, qe ishte nje poet i vertete i Kubizimit dhe jo Apolineri dhe rezultati ishte qe, ai Dikushi, i cili fiton dhe reputacionin, e ruan ate vetem per nje minute. Baudelaire shkruan vjersha shume te fabrikuara dhe ne fund krijesa e tij behet nje -tout a coup!-nje poezi".
Nuk eshte e njejta gje me Shelley?
"Shelly. Keats. Nje fraze e vetme dhe e gjithe poema shkon ne qiell! Apo Rimbaud, qe e nis te shkruaren e poezise qe nga fillimi dhe atehere me shume thjeshtesi e nderpret... sepse e ka te qarte qe audienca nuk do pyese shume per krijimet e tij".
Eshte e vertete kjo?
"Lodhja jote dhe imja eshte nje mundim i tmerrshem, miku im. Publiku nuk eshte kurre i kenaqur me ate qe bejme ne, sepse do te donte gjithmone thjesht, vetem nje kopje te asaj, qe kemi bere ne ne te vertete. Pse shkruajme ne, mbi te gjitha, pse botojme? Une ia kam kerkuar qe te ma thote kete miku im, Genet: "Ne e bejme ate, sepse jane disa forca te panjohura per publikun dhe kuptohet dhe per ne vete, ato na shtyjne drejt kesaj", ka thene ai. Dhe, kjo eshte shume e vertete. Kur ju flisni per keto gjera, tek dikush qe punon ne menyre sistematike, p.sh. nje i tille si Mauriac, ata mendojne vetem se vetem juve jeni. Apo se ju jeni pertac dhe e perdorni kete thjesht... si shfajesim. E vendosni vetveten ne nje tavoline dhe shkruani! Pra, jeni nje shkrimtar, apo nuk jeni? Voila! Une, p.sh. jam perpjekur per kete. Por, ajo qe vjen nuk eshte kurre e mire. Kurre ndonjehere kaq e mire. Claudel mbetej ne tavolinen e tij i pangritur nga ora nente dhe deri ne oren dymbedhjete. Por, eshte gati e pamundur qe te punosh ne kete menyre!"
Pse shqetesohesh atehere?
"Kur shkon mire, njesoj si euforia e ketyre momenteve, atehere duhet te quhet se kjo ka qene nje nga eksperiencat me te medha, por edhe me te gezueshme te jetes time".
Perfundimisht, cfare nuk shkon ne mes tuajin dhe Gide? Une kam lexuar njehere nga nje kritik francez se krijimet gjithmone do te tentojne te mbahen ne siperfaqe, por puna juaj do te zhytet ne thellesite, te cilat, ngandonjehere, ashtu si nje theqafje e konsiderueshme e valeve...do te arrije te tingelloje njesoj.
"Ne kemi filluar qe te kundershtojme njeri-tjetrin qe nga viti 1919. Gide deshironte qe te ishte vazhdimisht i dukshem; ndersa per mua, poeti ishte i padukshem, njesoj me nje njeri qe ecte i zhveshur dhe bashke me pandeshkueshmerine. Gide ishte arkitekti i vete labirintit te tij, per te cilin ai e mohonte edhe vete karakterin e poetit".
A i ndani me vete lexuesin abstrakt potencial apo shikuesin. A i keni ne mendje kur punoni?
"Ju gjithmone duhet qe te koncentroheni ne gjerat e brendshme. Vetem keshtu, momenti atehere vjen i dukshem per turmen, realizohet per turmen dhe eshte nje spektakel i vertete. Eshte nje fichu".
A mund qe te na rrefeni dicka per frymezimin?
"Ne fakt nuk eshte frymezim, por eshte thjeshte nje nxjerrje (pastaj shpjegon me gjestikulacione: Te rreshkurat dhe duart e bukura te tij mbeshteten mbi toraks; pastaj nxjerrja e gjoksit; dhe nje frymemarrje e madhe qe del nga vetvetja)".
A keni pasur ndonje ndihme artificiale, simulante apo droge? Ju duket se preheni tek opiumi pas vdekjes se Radiguet, madje duket se e keni shkruar librin per kete. Keshtu, opiumi duket se eshte bere, kur ju ishit duke kaluar vete nje periudhe dezintoksimi nga ai kur arritet qe rishkruanit "Les Enfants Terribles".
"Kuptohet se ne ate kohe ishte shume e nevojshme per te pasur disa depresante... ndoshta qe duheshin atehere. Por, shpesh mundimi ekstrem mund qe te sherbeje. Duke filmuar "Beauty and the Beast" ('E Bukura dhe Bisha') ne Loire me 1945, pak pas mbarimit te luftes, ndjehesha teper i semure. Cdo gje po me shkonte keq. Kishte nderprerje rryme pothuaj cdo dite, ndersa aeroplanet shkonin siper kokave tona, sikur te ishim ne nje skene surreale. Kuajt e Jean Marasises e benin veshtiresine dhe me te madhe, por ai kembengulte ne kercimin ne to, duke u hedhur njesoj sipas parashikimit, qe nga kati i dyte, madje duke refuzuar dhe dublat. Nuk donte t'ia dinte se ne kete menyre ishte duke i kercenuar seriozisht eshtrat e tij. Ne fakt, edhe drita e diellit dukej se ndryshonte ne cdo minute ne Loire. Te gjitha keto gjera kane kontribuar edhe ne virtualitetin e filmit. Ndersa ne "The Blood of a poet", gruaja e Man Ray interpretoi ne nje rol, pavaresisht se nuk kishte interpretuar kurre ne jeten e saj. Rraskapitja dhe frika e saj e kane paralizuar dhe ajo ka kaluar para kamerave kaq shume e shushatur saqe pothuaj nuk do te kujtonte asgje pas kesaj. Cuditerisht, ne hedhjet e ndryshme, ne kemi pare se ajo ishte e shkelqyeshme dhe realizonte nje performance te jashtezakonshme".
Ne i kemi njesoj keto veshtiresi, qe jane kaq te medha dhe kane te bejne me komunikimin ne botim. Te gjithe lexuesit tane nuk jane John Gielgud apo Louis Jouvet dhe fatkeqesisht kur lexojne ndonje roman, atyre u duhet qe te luajne dhe pjeset. Si do te mundemi, qe te kalojme permes hijes? Une e ripozoj kete ceshtje sepse e di mire qe ju keni eksperimentuar me kete dileme teknike. Shpresoj se do te me lini, qe te riprodhoj tete vargje nga "Le Cap de Bonne Esperance".
"Po".
Intervistuesi: Une nuk kam nevoje qe te perkthej. Por, nuk do te jete kjo ceshtja. Degjo:
Mon ouevre encoche
et la
et la
et la (zbulim i papritur)
et la (rrjedhje e brendshme me nje shenim gati te mjere)
dort
laprofonde poesie.
Per cfaredo tjeter, une jam i sigurt se vetem pak lexues mund ta aplikojne kete fraze, kuptohet, nese fjalet tuaja do te botoheshin ne linje te drejte.
"Shume e veshtire".
Roselini me ka thene dikur ne Rome se nese do te vendoste ne nje shkrim te gjitha imagjinatat e tij, qe e kishte menduar per nje skene, ai do mund qe te shkruante nje roman; ndersa ne nje film, ty te duhet qe t'i vendosesh po ashtu, nese nuk do qe t'i humbesh.
"Dhe publiku, mos harroni se s'eshte vazhdimisht dembel! Juve i kerkoni qe ai te futet ne zakonet e tua te menduarit dhe jashte atyre te vetave dhe ata kuptohet se nuk mund te duan kurrsesi kete. Dhe, atehere...cfaredo qe keni shkruar ne autograf ndryshon ne letren e shtypur dhe kuptohet perseri ne botim. Piktura eshte shume me teper e kenaqshme sepse eshte pothuaj direkt; dhe duhet te punoni direkt ne siperfaqe".
Ne me duket se jemi duke luftuar me ndjenjen e papeshes ketu.
"Natyrisht. Kubisteve u duhej qe te shpetonin nga e gjithe ceshtja e subjektit, e cila ishte nje gje per te shprehur poezine apo artin, ne te cilen eshte gjithashtu nje gje tjeter. Dhe ky eshte kuptimi i Kubizmit dhe jo ideja se si Matisse verente, qe format ishin kubike".
Juve jeni pershkruesi me i madh i Pablo Pikasos, por une do te mendoja se jeni edhe shume i ngjashem, kur shikoheni sesi e pershfaqni Pikason. Deshmia juaj e kundert eshte e pavlefshme, sepse ju keni qene me te krah per krah, permes te gjithe revolucionit te artit nga viti 1916 e tutje dhe sepse ju keni thene vete qe principet e tij per nje revolucion permanent dhe rifreskimi ne art eshte influenca e vetme kryesore ne universin tuaj personal krijues?
"Ai nuk kishte teori. Nuk mund te kishte, sepse krijimi mbaron qe ne kycet e tij. (Ketu, Cocteau prek dy kyce te mrekullueshem, te holla dhe krejt te ndryshme nga kycet e vrazhda te Pikasos). Mendja e tij nuk futet dot; por ka nje vecim... nje si mbetje pas, qe ai e ka formalizuar ne vitet e fundit. Eshte mrekullia e dores pra-le main de gloire- njesoj kur mendon per duart e shenjta te mumies, qe jane te afta per te hapur dyer, dhe disa prej tyre thjesht fale kyceve te dores. Nje problem esencial eshte edhe ai qe dikush nuk mund te dije, p.sh. se ceshtjet e formulimit dhe artit jane kaq te komplikuara saqe te mundesojne per dike qe t'i parashikoje, ndersa dike tjeter thjesht te mos e dije. Eshte kjo arsyeja, qe Pikaso ka thene per pikturen se eshte nje art per te verbrit. Nuk ka reflektuar kurre; por edhe kurre nuk eshte ndalur; duke mos bere perpjekje per t'u koncentruar dhe ndaj kemi dhe shprehjen e tij per nje pune te dhene...se per te prodhuar duhet nje chef-d'ouvre. Me te, asgje nuk mund te jete nje rrjedhe siperfaqesore, por edhe asgje nuk ka ndonje rendesi kapitale".
Mund qe kjo te jete nje rruge tjeter per te thene se cdo gje eshte e nje rendesie kapitale per ouvre totale, por e perhapur dhe e shperndare dhe asnjehere e kompaktesuar, njesoj si tek Da Vinci?
"Ai e ka bere kete vetem njehere apo thjesht dyhere. Duke formuluar Guerniken. Ndersa Demoiselles d'Avignon, e cila duhet qe te njihet dhe ka filluar artin e Pikasos, perpara te ciles nuk ka me "Pikaso"... megjithese ne te vertete ka nje Pikaso. Ai e ka gjetur shume me pare, dhe pasketaj ka filluar qe te kerkoje. Jo, por ashtu si eshte thene ngandonjehere, siperfaqja qe mund te jepet nga intuita, eshte disi me e pershtatur per zbulimet nga vete duart e tij. Eshte e rendesishme qe te dihet se kjo eshte ajo qe e ka vendosur ate...ne nje fluturim konstant nga vetvetja; duke marre shkas qe nga "eksperienca" e tij. Ashtu si Orfeu, Pikaso futet pa u ndalur dhe objektet bien njera pas tjetres pas tij. Kjo eshte me e jashtezakonshmja, por edhe vete permbushja e deshires se tij. Por cfare deshire mund te ishte kjo?"
Une habitem se si ju e rikrijoni serish ate qe keni shkruar per te ne vitin 1923?
"Nese ju do te mundeshit, mund te ma kujtoni serish edhe mua...".
Ju keni shkruar: "Ai e permbante vetveten me pikturen, duke fituar nje métier te pakrahasueshem dhe duke e vendosur pastaj ate ne sherbim te rrezikut. Une e kam pare shpesh Pikason teksa kerkonte qe te braktiste muzen e tij, qe duhet thene se ishte nje ndjesi e madhe teksa perpiqet per te pikturuar ashtu si cdokush tjeter. Por, i duhet qe te kthehet menjehere dhe tashme me sy te mbyllura..."
"Po, ishte nje dite ne vitin 1917, vitin qe une e binda ate qe te perpiqej te na pikturonte nje skene. Behet fjale per Paraden. Kompania ishte duke bere prova ne skene, kur ne pame nje vide, nje hapesire ne disajnin e skenes. Pikaso kishte prishur nje kuti me boje shkrimi dhe me pak goditje, menjehere ka realizuar linja te tera per te shperthyer kolonat greke, dhe kete kaq spontanisht, me kaq vrazhdesi dhe me kaq habi, saqe cdokush atje e ka duartrokitur gjate. I kerkova atij, pas kesaj, shume gjera: "A e dije qe perpara duarve se cfare ishe duke bere?" Ai me ka thene, "Po dhe jo". Pavetedija, duhet qe te punoje pa njohurine tone per te". Ju e shikoni qe arti eshte martesa e ndergjegjes dhe te pandergjegjshmes. Artisti nuk duhet qe te nderhyje ne D.C. satelitin e pare qe nuk eshte vene. "Ca m'emmerde", ka thene ai. "Ajo me ka felliqur. Cfare duhet qe te beja me mua"? Ka qene krejtesisht i perqendruar ne punen e tij dhe shume me teper se sa ndonje njeri qe Une e di ndryshe si te panjerezishem! Ai nuk ka nevoje qe asgje jashte universit te tij te jete e mbyllur. Ai i ka kundershtuar shoket e tij, por ka pare tek vetja dhe kurrkushin, pse? Sepse... ka thene, qe nuk do te donte qe te ushqente ndjenjen e fyerjes kunder atyre pak qe e donin. Kush ne vetmi... mund qe te corientohet nga kjo? Nuk do te donte qe te fyente interferencen me force te tyre dhe me keto veprime te vazhdueshme. Ende-sa e cuditshme eshte qe ky art-qe eshte kaq komplet "i mbyllur" dhe aq sa eshte ne vetvete te jete shume personal dhe kaq shume i izoluar. Ai ka nje sukses te vertete dhe kaq te madh popullor. Ne menyre te pergjithshme, ai ben kontradikte me ndjesite ndryshe te kontakteve te artit me publikun e tij...".
vijon
Perktheu: Ben Andoni. Marre nga "Paris Review"
William Fifield qe ka bere intervisten ka qene shkrimtar amerikan (1916-1987) dhe ka botuar intervisten e plote me autorin .Titulli i kesaj interviste ka qene "Jean Cocteau: A Self-Portrait, A Conversation with William Fifield in French".