E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani, nuk di te ndalet

Milani fitoi lehtesisht ndeshjen e radhes ne Seria A, duke ruajtur vendin e dyte dhe hedhur gjithashtu nje hap te madh, drejt ngjitjes dhe pretendimit per te fituar titullin ne fund te edicionit. Milani e gjeti rrugen e rrjetes shume shpejt, perballe Sampdorias. Borrielo shenoi ne '2 dhe Sedorf e Pato, ne nje hark kohor prej 20 minutave loje, shenuan dy gola te tjere, duke e cuar ndeshjen ne favor te kuqezinjve. Fitorja 3-0 e Milanit vijoi deri ne fund, ku miqte krijuan dosa raste sporadike, pa mundur qe te shkurtojne diferencen. Me kete fitore, Milani priti i qete ndeshjen kryesore te javes Juventus-Inter, si dhe takimet e tjera te Seria A qe do te luhet gjate dites se sotme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›