E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salihi, goli i radhes ne Austri

Hamdi Salihi gjeti serish golin ne Austri, duke vulosur rezultatin pozitiv per Rapidin e Vjenes, ne fund te ndeshjes. Sulmuesi i kombetares sone shenoi golin final, teksa Rapidi i Vjenes mundi 3-1 Kafenberg. Sulmuesi shkodran realizoi ne porten kundershtare, vetem pese minuta para perfundimit te ndeshjes, duke mos i dhene mundesi ekipi mik qe te kerkonte nje barazim ne fund. Salihi shenoi golin e tete ne kampionatin austriak dhe e vecante eshte se "bomberi" shqiptar edhe golin e fundit e ka shenuar ne fund te ndeshjes, sikurse ka ndodhur edhe me golat e tjere qe ai ka shenuar me pare per kete edicion.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›