Tajlanda zgjedh kryeministren e parë femër

Parlamenti i Tajlandës ka zgjedhur Jingluk Shinavatran për kryeministre, duke u bërë femra e parë në vend që zë këtë post.
44-vjeçarja është motra e ish-kryeministrit Taksin Shinavatra, i cili u përmbys në grusht-shteti ushtarak në vitin 2006 dhe tani jeton në Dubai.
Ai ende shihet si lider "de facto" i partisë së Jinglukut, e cila fitoi zgjedhjet në muajin korrik.
Largimi i tij nga ushtria u pasua me trazira të dhunshme dhe me ndarje të vendit mes përkrahësve dhe kundërshtarëve të tij.
Para se Jingluk të marrë detyrën, zgjedhja e saj duhet të miratohet nga mbreti.