E Diel, 1 Nëntor 2026

Cohen, një ‘gjeneral komik’ për Oscar

Rolet ekstreme të Sasha Baron Cohen si Ali G apo Borat (si regjisor), janë të njohura për të gjithë. Megjithatë, aktori britanik ka vendosur të ngrejë nivelin e tij të ‘aktrimit’ në një nivel të ri, duke marrë pjesë në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve Oscar i veshur si gjenerali Aladin, të cilin e interpreton në komedinë e ardhshme ‘Diktatori’.

Megjithatë, ndërsa veshja jokonvencionale e aktorit nuk është konfirmuar ende, burime brenda akademisë që shpërndan çmimet më prestigjioze të kinematografisë nuk i kanë mirëpritur zërat që qarkullojnë.

Një zëdhënës i akademisë u shpreh: “Shpresojmë që çdo studio e menaxher të kuptojë se kjo është një ide e keqe. Qëllimi i tapetit të kuq nuk është që të krijojë polemika”.

Sipas burimeve pranë ‘Ali G.’, ai do të mbërrijë në mbrëmje i veshur si gjenerali komik, për të pozuar për fotografët, përpara se të ndërrohet dhe të veshë një kostum për pjesën e mbetur të mbrëmjes.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›