E Diel, 1 Nëntor 2026

"Lehman Brothers": Menaxhimi nuk mban përgjegjësi për falimentimin

Banka amerikane për investime "Lehman Brothers" disa javë para falimentimit në shtator të vitit 2008 nuk ka qenë e aftë të paguajë. Një ekspert i ngarkuar nga gjykata arrin në përfundimin se banka kishte fshehur borxhet e saj.
Megjithatë ekonomisti i ngarkuar me ekspertizën nuk fajëson menaxhimin e bankës që të ketë reaguar keq. Përgjegjësit kryesisht nuk janë fajtorë për falimentimin e bankës, thuhet në raport.
Lehman pati falimentuar pas grumbullimit të një mali borxhesh prej 600 miliardë dollarë. Falimentimi i ndërrmarrjes më të madhe në historinë amerikane konsiderohet të jetë edhe shkaktari kryesor për recesionin më të rëndë që pas Luftës së Dytë Botërore.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›