E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, sulmohen furnizimet ushtarake të NATO-s


Persona të armatosur kanë hapur zjarr ndaj një autokolone të NATO-s në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, duke vrarë shtatë persona dhe duke i vënë zjarrin një numër kamionësh përpara se të largoheshin. Policia lokale thotë se dymbëdhjetë persona të armatosur janë përfshirë në këtë sulm dhe ishin të pajisur me armë automatike dhe granada. Sulmi ndodhi vetëm 10 km jashtë Islamabadit dhe sipas BBC-së, kjo është hera e parë që një sulm i tillë ndodh kaq pranë kryeqytetit. Kamionët e NATO-s po transportonin furnzime për trupat e Aleancës në Afganistan. Kaleem Imam nga Policia e Islamabadit tha se siguria përreth autokolonës nuk kishte qënë e mjaftueshme. "Ne po hetojmë se cilët persona kanë qënë të përfshirë, si u krye sulmi dhe përse nuk ishte organizuar sigurimi i duhur nga njerëzit që e kryejnë këtë biznes. Nëse ata duan siguri nga ne, ata duhet ta kërkojnë një gjë të tillë- sqaroi Imam. Përfaqësuesi i policisë së Islamabadit shtoi më tej se hetimi ka filluar dhe është zbuluar një nga makinat e dyshuara. Ai theksoi se është në gatishmëri Policia Rrugore, Korpusi i Kufirit dhe forca të tjera policore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›