E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ranieri fajëson gjyqtarin

Nga Express më 02 tetor 2011 në ora 20:49

Trajneri i Interit, Claudio Ranieri ka fajësuar gjyqtarin për humbjen 3-0 nga Napoli të shtunën mbrëma.

Mesfushori i Nerazzurrëve, Joel Obi u përjashtua në minutat e fundit të pjesës së parë ndërsa golat nga Hugo Campagnaro, Christian Maggio dhe Marek Hamsik sollën një fitore të rëndësishme për Napolin.

Ranieri beson se gjyqtari Gianluca Rocchi e shkatërroi ndeshjen dhe gaboi në çdo vendim të tij. “Rocchi nuk e kishte ndeshjen nën kontroll. Ndëshkimi i parë i Obit ishte i gabuar njësoj sikurse penalltia. Ai e shkatërroi ndeshjen, gaboi në çdo vendim” tha Ranieri pas ndeshjes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›