E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gola shqiptaresh ne fundjave

Elis BakajElis Bakaj shenoi golin e tij te pare per kete sezon me fanellen e Dinamos se Bukureshtit.

Futbollisti shqiptar realizoi golin e dyte per te ashtuquajturit ujqerit ne minuten e 92 duke vulosur shifrat 2-0 kunder Konkordia Kiazhna takim i vlefshem per javen e 9-te te kampionatit rumun. Mesfushori i avancuar shqiptar hyri ne fushen e lojes ne minuten e 69-te duke shperblyer besimin e trajnerit te ri Liviu Ciobotariu. Dinamo e Bukureshtit kryeson kampionatit rumun ne renditjen provizore me 4 pike me shume se Universitatea Kluzh. Por shenje me skuadren e tij la ne kete fundjave edhe sulmuesi Hamdi Salihi edhe pse skuadra e tij Rapid I Vjenes u mund 4-3 nga Admira Vaker qe eshte dhe kryesuesja e kampionatit austriak. Shkodrani hyri si zevendesues ne minuten e 77-te takimit kur rezultati ishte 3-2 per kundershtarin dhe pas dy minutash shenoi golin e barazimit provizor .ky ishte goli i dyte ndaj ketij kundershtari dhe i treti per kete sezon per sulmuesin e kombetares shqiptare. Aktualisht Rapid ndodhet ne vendin e 4-t me 6 pike larg vendit te pare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›