E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sturridge si Hulk

Nga Express më 02 tetor 2011 në ora 20:05

Menaxheri i Chelseas Andre Villas-Boas e ka krahasuar sulmuesin e ri Daniel Sturridge me yllin e ish skuadrës së tij Porto, Hulk.

Sturridge u desh të pres dy vite për të ardhur rasti i tij në Stamford Bridge por para emërimit të Villas-Boasit ai kishte konsideruar mundësinë e largimit në kërkim të paraqitjeve të vazhdueshme. Por, strategu portugez llogarit në shërbimet e tij.

“Nuk jam i sigurt se si do të zhvillohet karriera e tij. Por, në bazë të karakteristikave ai më kujton Hulkun”, tha Villas-Boas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›