E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca dy lojtare kryesore te demtuar

Karim Benzema Nje tjeter lajm i keq per trajnerin e Frances Lorent Blank.

Pas Karim Benzema demtohet Frenk Riberi vetem nje jave nga dy ndeshjet delikate te gjelave ndaj Shqiperise dhe rivalit te tyre kryesor Bosnjes. Riberi eshte demtuar ne ndeshjen Hofenhaim-Bajern dhe ka lene fushen ne minuten e 46 te takimit. Mbetet akoma i paqarte se ne cfaze eshte lendimi i futbollistit. Nderkohe edhe pse do te grumbullohet te henen me kombetaren sipas mediave franceze Karim Benzema e ka te pamundur te luaje ne 5 tetor kunder Shqiperise pasi ka nje te care prej 5 milimetra ne gju. Sulmuesi i Realit pesoi nje demtim ne Champions League kunder Ajaksit. Gjithsesi stafi i bluve do te perpiqet te beje te pamunduren qe Benzema te jete ne sfiden vendimtare kunder boshnjakeve ne 11 tetor pasi mungesa e tij eshte nje goditje e madhe per objektivat e kombetares. 23-vjecari eshte lideri i ofensives franceze me 5 gola dhe 4 asiste dhe situata duket e rende per blute ne kete fushate kualifikuese per Euro 2012. Ne ndeshjen kunder Shqiperise tekniku francez Lorent Blank ne sulm me te preferuar ka futbollistin e PSG-se Kevin Gameiro por alternativa jane edhe Gomis e Remi. Franca ka nje pike me shume ne grup se Bosnja qe pervec nje takimi direkt me gjelat do te perballet edhe me Luksemburgun.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›