E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cole rrezikon Botërorin

Chelsea ka konfirmuar se Ashley Cole do të qëndrojë jashtë fushës për tre muaj, pas çarjes së nyjës së këmbës në humbjen 2:1 nga Everton në Goodison Park.

Mbrojtësi anglez e pësoi këtë lëndim pas një ndërhyrjeje nga ana e futbollistit kundërshtar Landon Donovan.

Mbrojtësi i majtë mund t’i kthehet fushës së gjelbër kah mesi i muajit maj, por lëndimi i pësuar nga Cole mund t’ia rrezikojë atij pjesëmarrjen në botërorin Afrika e Jugut 2010, që mbahet këtë verë.

Selektori i “Three Lions”, Fabio Capello, shpesh e ka përmendur faktin se në Botëror do t’i ftojë vetëm futbollistët që do të jenë 100 për qind në formë për këtë turne. I brengosur me lëndimin e Cole është dukur edhe trajneri i Chelseas, Carlo Ancelotti.

“Ashley është lojtar shumë i rëndësishëm për ne, do të jetë një hendikep për ne. Por, ne e kemi futbollistin Zhirkov, i cili mund ta zëvendësojë Colen me mjeshtri”, u shpreh italiani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›