Togo apelon pezullimin nga dy edicionet e Kupës së Afrikës
Togo i është drejtuar KAS-it (Këshilli i Arbitrazhit Sportiv), për të apeluar vendimin e KAF (Konfederatës Afrikane të Futbollit), që e ka pezulluar skuadrën nga dy edicionet e ardhshme të Kupës së Afrikës. Skuadra e “fajkonjve” u tërhoq nga edicioni i këtij viti në Angola, pas sulmit terrorist ndaj autobusit që transportonte përfaqësuesen, i cili shkaktoi vdekjen e dy pjesëtarëve të skuadrës dhe të shoferit, si dhe plagosjen e disa futbollistëve. Pas ngjarjes, sportistët kishin kërkuar të luanin, pavarësisht traumës së jashtëzakonshme, por qeveria e Togos vendosi që skuadra të kthehej në shtëpi.
#