E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ançeloti: Terri është kapiteni ideal i Çelsit

Shiriti i kapitenit do të qëndrojë për një kohë të gjatë në krahun e Xhon Territ. është trajneri Karlo Ançeloti që nuk reflekton në pohimet e Fabio Kapelos. Territ i është hequr shiriti i kapitenit në Kombëtaren angleze, por e njëjta gjë nuk do të ndodhë te çelsi, pasi Ançelotit nuk i intereson jeta private e tij. “Terri ka aftësinë që t’i lërë gjërat e tij jashtë qendrës stërvitore të çelsit. është një situatë e cila është tejkaluar dhe tani gjithçka është qetësuar. Ka pasur shumë zhurmë nëpër media për këtë, por kjo nuk na shqetësoi. Nuk kam pasur nevojë të flas me Terrin, pasi këto gjëra nuk janë probleme që më përkasin mua, nënvizoi trajneri i skuadrës së çelsit.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›