Con ne Greqi tre klandestine, kapet
Perpjekje e deshtuar e nje shqiptari per te cuar ne Greqi tre klandestine me qellime perfitimi. Shqiptari eshte arrestuar dje nga policia helene ne lokalitetin Ptolemaidha se bashku me nje shtetas serb. Sipas policise, trafiku u zbulua ne kilometrin e tete te rruges shteterore Kozani-Larisa, ku i dyshuari po udhetonte me automjetin e tij. Ne hetim e siper, policia tha se kishte identifikuar si bashkepunetor ne trafik qeniesh njerezore edhe nje serb si dhe nje tjeter, grek nga zona e Grevenase.