E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosi per prostitutat, kapet shqiptari Ibra

BRESHIA - Ka rene ne prangat e policise italiane nje shqiptar, i cili eshte akuzuar per tentative vrasjeje. Policia e Breshias ka mundur te arrestoje 30-vjecarin Julian Ibra, i cili sipas burimeve eshte pergjegjes per nje sherr te ndodhur. Kishte leshuar nje batare me plumba, duke bere te mundur plagosjen e rende te nje prej rivaleve te tij, po tani karabinieret e kane vene ne pranga 30-vjecarin Ibra, nga Shqiperia. Ky i fundit eshte mbajtur si nje nga autoret e dyshuar te nje shkembimi zjarri te ndodhur ne Urgnano, ngjarje kjo e ndodhur me 16 janar te ketij viti. Ne kete zenke me arme, ishin perfshire tre shqiptare, te cilet kishin qelluar njeri-tjetrin me arme, pas nje debati qe u kishte lindur kur ishin duke diskutuar per zoterimin e pjeseve te qytetit, me qellim qe te nxirrnin vajza qe te ushtronin prostitucion ne zonen e Treviglios.

Nje prej te treve, Ervin Spaneshi, ishte qelluar me arme nga dy shqiptaret e tjere, dhe kishte marre disa plage te renda. Ai ishte derguar ne spital dhe me pas, karabinieret kane vene prangat mbi te, pasi e kane akuzuar per armembajtje pa leje. Nderkaq, gjate marrjes ne pyetje, Spaneshi kishte treguar per policine se kush ishin personat qe e kishin qelluar dhe arsyeja per te cilen ata ishin mbledhur. Ai ka treguar emrin e te arrestuarit te djeshem si dhe nje tjeter person, me identitetin Feti Pasaj. Policia i kishte identifikuar ata dhe rezultonin qe jetonin me dokumente ne Itali. I pari, Feti Pasaj, ishte vene ne pranga disa dite pas ngjarjes, me 30 janar, nderkohe qe Ibra eshte arrestuar dy dite me pare. Ky i fundit eshte arrestuar ne Breshia, pasi kishte nderruar dhe identitetin, duke mos u arrestuar. Por policia ka kontrolluar foton dhe e ka njohur, duke e vene ne pranga.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›