E Shtunë, 31 Tetor 2026

Conad hap filial të ri, tjetër market te rr. e Kavajës

Rrjeti i supermarketeve Conad ka zgjeruar aktivitetin e tij në Tiranë, duke hapur një tjetër filial në rrugën e Kavajës. Në ditën e inagurimit ky supermarket u vizitua nga një numër i lartë klientësh, të cilët e bënë në këtë mënyrë blerësin e parë të supermarketit më të ri të CONAD.

Drejtori i pergjithshem i Conad Adriatika , Antonio De Ferdinando, u shpreh se Conad i ofron konsumatorëve cilësi dhe cmime të arsyeshme.
 

“Sigurisht qe edhe ne kete hapje te re do te jemi nje sukses per klientet. Nga ana tjeter ne po perserisim ne Shqiperi , ate qe bemë para 50 vitesh ne Itali. Conad i ofron konsumatorit nje cilesi me cmim te mire, ky eshte nje fenomen qe po e perserisim dhe ne Shqiperi, sepse objektivi yne eshte qe te behemi lider edhe ne Shqiperi”tha ai.

Supermarket i parë Conad u hap në Shqipëri në vitin 2006, ndërkohë që aktualisht numërohen gjithsej rreth 24 filiale, qe ofrojne mbi 1.800 produkte mjaft cilesore te kesaj marke.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›