OKB: Siria po torturon fëmijët, Assad të ndalojë vrasjet
Komisionerja e OKB për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillay, ka deklaruar se autoritetet siriane janë duke arrestuar dhe torturuar sistematikisht fëmijët. “Presidenti Bashar al Assad të ndalojë urgjentisht arrestimet dhe vrasjet e civilëve, duke dhënë një urdhër të vetëm.”, ka thënë Pillay ndërsa ka shtuar se është shumë e shqetësuar për fatin e qindra të miturve që mbahen në qelitë e paraburgimit në vendin e përfshirë nga një rebelim njëvjeçar antiqeveritar. “Vetëm me një urdhër të thjeshtë të tij, presidenti Bashar al Assad mund t`i japë fund dhunës ndaj civilëve dhe vrasjeve në masë”, tha Pillay.