E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edgar Çani lojtar i ri i Carpi

Edgar Cani do të luajë në Seria B (Itali) sezonin e ri futbollistik. Sulmuesi i kombëtares kuqezi u huazua nga Katania te Carpi FC 1990, klub që sapo është ngjitur në Serinë B.

Në komunikatën zyrtare të klubit në fjalë thuhet: “ Carpi FC 1909 komunikon se ka arritur një marrëveshje me Katanian për huazimin me të drejtë blerjeje përfundimtare të qendërsulmuesit Edgar Çani.

Sulmuesi shqiptar, i datëlindjes 1989, me 12 prezenca dhe 4 gola me fanellën e kombëtares shqiptare, është bashkuar tashmë me shokët e skuadrës në grumbullimin që po zhvillojnë në Brentonico”./indeksonline/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›