FIFA gjobit Spanjën dhe Holandën për sjelljen në finale
FIFA gjobiti Federatën holandeze me 9 080 paund ndërsa Federatën spanjolle me 6 053 paund.
Në finalen e 11 korrikut, gjyqtari anglez Howard Webb ndëshkoi tetë futbollistë holandezë, teksa nxorri nga loja në kohën shtesë mbrojtësin Heitinga.
Spanja, e cila fitoi Kupën e Botës me golin e Iniestës në minuatat e fundit të shtesës, pati pesë lojtarë të ndëshkuar.
Një nga ndërhyrjet më të rënda ishte ajo e mesfushorit Nigel De Jong, i cili u ndëshkua për goditjen “Kong Fu” kundrejt mesfushorit spanjoll Xabi Alonso, goditje kjo e dënuar nga mbarë opinioni botëror.