E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna ndaj presidentit Ardian Takaj

Ndeshja duhej ndërprerë…
Ky është reagimi i Federatës Shqiptare të Futbollit në lidhje me incidentin e rëndë në ndeshjen Flamurtari-Skënderbeu, ku presidenti i kuadrës korçare, Ardian Takaj u godit në tribunën VIP. FSHF e ka cilësuar një ngjarje të dënueshme, ndërsa ka kritikuar zyrtarët e ndeshjes që nuk e mbyllën sfidën përpara kohe. Por ndryshe, në fushë, delegatët dhe arbitrat pritën afro 30 minuta për të rinisur më pas ndeshjen. Kjo gjë do të ndikojë edhe në vendimin e Komisionit të Disiplinës. Nëse sfida do të ishte ndërprerë, atëherë përveç dënimit të fushës, Skënderbeu mund të pretendonte edhe pikët në tavolinë. Por tani flitet vetëm për ndëshkimin e fushës. Sipas rregullores së garave, Flamurtari rrezikon të luajë dhjetë javë pa tifozë si dhe një gjobë për klubin për mosorganizimin në mënyrën e duhur të ndeshjes.  Tani topi është në fushën e Komisionit të Disiplinës që këtë sezon duket se do të ketë shumë punë, pasi dhuna e shfaqur në Vlorë vjen vetëm në javën e dytë të Superligës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›