E Diel, 1 Nëntor 2026

PAOK pezullon Ergys Kacen mund ta nxjerre dhe ne shitje

Me një njoftim lakonik, të përbërë nga dy fjali dhe të publikuar pasditen e të hënës, klubi i futbollit PAOK i Selanikut ka njoftuar se mesfushori shqiptar do të qëndrojë përkohësisht jashtë fushës së blertë.
“PAOK bën me dije se Ergys Kaçe dha sqarime para bordit drejtues të klubit. Futbollisti do të qëndrojë jashtë aktivitetit të ekipit të parë, derisa të merret vendimi për çështjen e tij”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga PAOK-u i Selanikut.
Masa disiplinore që pritet të merret ndaj Ergys Kaçes lidhet me publikimin e një fotografie në profilin e tij në face book, ku futbollsti i kombëtares shqiptare mbante veshur një fanelë me siglën e UÇK. Ky publikim shkaktoi reagime mjaft të ashpra në Greqi dhe opinioni u nda më dysh, por pjesa më e madhe mbajti qëndrim armiqësor ndaj Kaçes. I cili tashmë duket se do t’i thotë lamtumirë Selanikut, qytetit ku u rrit dhe nisi një karrierë brilante futbollistike.
Sipas burimeve të pakonfirmuara zyrtarisht, PAOK është i gatshëm tani që të negociojë shotjen e Kaçes në ndonjë ekip që do të tregojë interes për marrjen e tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›