Kukësi godet merr sulmuesit Cikalleshi e Hysa
Skuadra e Kukësit e ka marrë seriozisht jo vetëm Ligën e Europës që u kualifikua në play-off, por këtë sezon synon edhe titullin e kampionit.
Kështu, ata sot kanë bërë dy goditjet e radhës në merkaton e verës. Pas dy blerjeve të rëndësishme të Smajlit dhe Dragoit që erdhën nga Flamurtari respektivisht Vllaznia, skuadra e Gjicit dje ka zbuluar edhe dy përforcimet më të reja në prag të ndeshjes së play-offit kundër Trabzonsporit turk.
Fjala është për dy slumesit Sokol Cikalleshin e Besës së Kavajes dhe Vilfor Hysën e Kastriotit. Detajet e kontratës nuk janë bërë të ditura, por dy sulmuesit tashmë të dëshmuar në Superligën shqiptare flasin shumë për merkaton e Kukësit e cila synon një ekip konkurues kundrejt Skënderbeut, i cili viteve të fundit nuk kishte kundërshtarë të denjë në luftën për titull.
Por këto lojtarë kanë nënshkruar një klauzol që në rast se nuk arrihet titulli kampionnë fund të sezonit do ët marrin vetëm 20 përqind të kontratës së tyre.
Kukësi, një ekip që vitin e kaluar debutoi në superligë, po mahnit të gjithë, duke dalë së pari nënkampion i sezonit të mbyllur tashmë, dhe duke thyer një rekord si skuadra e parë në historinë e futbollit shqiptar që kalon tre ture dhe plasohet në “play-off” te Liges së Europës.