Italia në ankth për Balotelin
Italia është e shqetësuar për gjendjen e Mario Balotelit. Sulmuesi i Milanit braktisi stërvitjen pas një dëmtimi në gjurin e djathtë dhe rrezikon të mos jetë në ndeshjen ndaj Argjentinës.
Dorktori i sulmuesit të kaltërve deklaroi se gjendja e lojtarit ëhstë e mirë. Ai nuk ka pësuar një dëmtim serioz por situate e tij do të monitorohet ditë pas dite. Trajneri i Italisë Prandeli nuk do ta rrezikojë për miqësoren e luksit pasi Balo duhet të jetë i pranishëm në ndeshjen e vështirë të Ligës së Kampioneve ndaj PSV-en.
Përgjigjia e mjekut Kastelaci ka qenë e prerë se gjuri i tij do të shihet nesër dhe se shancet për ta parë në fushë ndaj Leonel Mesit janë minimale. Fjalë të ëmbla për sulmueis me ngjyrë ka lëshuar Papa Francesko që mezor pret ta takoj dhe e vlerëson shumë si person.
Ndërkaq trajneri i Italisë Prandeli u shpreh se ky do të jetë një test i rëndësishëm që do të testoj edhe gjendjen e ekipit por nuk do të jetë domethënës. Është vetëm një ndeshje miqësore dhe duhet marrë si e tillë.
Ndërkaq ka mbërritur edhe skuadra e Argjentinës ku Laveci, Di Maria dhe Leo Messi kanë lënë skuadrat e tyre për tu bashkuar me Argjentinën në një test spektakolar ndaj Italisë. Kjo ndeshje do të jetë një mundësi shumë e mirë përgatitore për sfidat e shtatorit për kualifikueset e Kupës së Botës në Brazil 2014-të ku të dyja skuadrat do ët nisen si pretendente por më parë duhet të sigurojnë kualifikimin.