E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reeker: Beogradi s’duhet të mbajë zgjedhje në Kosovë

Ballkani është shpirti i Evropës. Nuk ka Evropë të bashkuar pa integrimin e tij të plotë, thotë zëvendësndihmës-sekretari amerikan, i angazhuar për Ballkanin, Philip Reeker. SHBA-të inkurajojnë të pesë vendet e BE që nuk e kanë njohur Kosovën, që ta rishqyrtojnë qëndrimin që kanë, thotëai.

Zgjedhjet lokale në veri, që nuk do të mbahen sipas ligjeve të Prishtinës, nuk do të jenë legjitime, shton Reeker. “Zgjedhjet e tilla nuk duhet të mbahen ", u tha ai gazetarëve në Washington, duke theksuar se njohja e universale e Kosovës është e rëndësishme për stabilitetin në rajon.

Sipas tij, dhënia e statusit të kandidatit për BE është një hap i rëndësishëm për të ardhmen e Serbisë, por e theksoi po ashtu rëndësinë e vendimit për të filluar punën mbi studimin e fizibilitetin për Kosovën, si një hap i parë praktik në integrimin e evropian të Kosovës, nga i cili përfiton tërë rajoni.

Reeker ka thënë se të dy shtetet, Kosova dhe Serbia, duhet të punojnë në implementimin e marrëveshjeve të arritura, sidomos në menaxhimin e integruar të kufirit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›