Monitorimi i tregjeve, Bashkia e Tiranës: Çmimet, nën kontroll
TIRANE - Gjatë monitorimit të tregjeve me shumicë të kryeqytetit, ditën e sotme, Task-Forca e çmimeve nuk ka konstatuar abuzim me çmimet e mallrave të shportës dhe ato të fruta - perimeve. Monitorimi i tregjeve të kryeqytetit nga ana e Bashkisë ka bërë të mundur mbajtjen nën kontroll të çmimeve. Kjo u bë e ditur sot nga nënkryetari i Bashkisë, Edmond Panariti, i cili paralajmëroi të tjera nisma në fillim të vitit që vjen, për disiplinimin e tregjeve.
Panariti bëri të ditur se duke nisur nga viti i ardhshëm do të hartohet, një etiketë “tip” (format), e cila do të përmbajë krahas çmimit dhe artikullin ushqimor të cilit ky çmim i referohet, cilësinë dhe vendin e origjinës.
“Konsumatori dëshiron të dijë edhe prejardhjen e produktit, pra është produkt vendi apo importi. Kjo i shërben pa dyshim jo vetëm transparencës ndaj konsumatorit, ndaj blerësit, por i shërben pa dyshim edhe gjurmueshmërisë së produktit. Nesër, pasnesër, çdo problem që ky produkt mund të ketë, në raport me konsumatorin, dihet edhe vendi i origjinës dhe kjo i shërben natyrisht edhe Inspektoriatit, për të monitoruar dhe gjurmuar burimin e problemit, nëse ai do të ekzistojë” - tha Panariti.
Panariti garantoi se mbrojtja e konsumatorit nga abuzimi me çmimin e mallit nuk është vetëm një fushatë, por do të jete e mirëoganizuar dhe e strukturuar. ”Mbrojtja e konsumatorit është prioritet absolut i Bashkisë së Tiranës” - tha Panariti.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Monitorimi i tregjeve, Bashkia e Tiranës: Çmimet, nën kontroll