E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri të Kinës, Ye Hao

TIRANE - Kryeministri Berisha priti sot në një takim ambasadorin e ri të Republikës Popullore të Kinës në Tiranë, zotin Ye Hao.

Kryeministri Berisha shfrytëzoi rasti për t’i shprehur ambasadorit Hao vlerësim dhe mirënjohje për punën e ish ambasadorit Wang Junling në drejtim të konsolidimit të mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Gjithashtu, Kryeministri Berisha shprehu besimin se edhe në vijimësi ambasadori Ye Hao dhe Republika Popullore e Kinës do të vazhdojnë të japin kontributin e tyre të rëndësishëm në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira e miqësisë tradicionale midis dy kombeve, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellët.

Ambasadori Hao vlerësoi transformimin që ka pësuar Shqipëria gjatë kësaj periudhe, në veçanti zhvillimin në të gjitha fushat gjatë viteve të fundit.

Në takim u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira politike që ekzistojnë midis dy qeverive dhe vendeve, si dhe u ripohua vullneti i tyre për të intensifikuar marrëdhëniet ekonomike, tregtare e të gjithanshme, në dobi të interesit më të mirë e prosperitetit të të dy vendeve.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›