Shqiptaret ringjallin rajonet e vdekura serbe!?
BEOGRAD- Kur para gjashtë viteve erdhi nga rrethina e Tiranës, në Guberevën e largët të Golisë, shqiptares Lume Nishraj nuk i ka penguar që i zgjedhuri i saj Radisav Milicevic është plak, e as se jeton larg qytetit, në skëterrë, ku shitorja më e afërt është gjashtë kilometra larg.
“Asgjë nuk e kisha të vështirë. Radisavi ishte i mirë, shpirt njeri, Zoti na i dha dy djem, Martinin dhe Miljanin. Kemi punuar shumë, ishin të lumtur dhe asgjë nuk na mungonte. Kemi planifikuar ta ndërtojmë vet rrugën deri Sharonj, apo shtëpinë afër shkollës në këtë vend”, flet me lot në sy Lumja,
Ajo është mësuar me ketë jetesë dhe nuk i bën përshtypje që bën të rëndë, për një femër, duke ‘luftuar’ cdo ditë me borën e maleve të humbura të Serbisë dhe me ujqërit që në këtë sezon kërkojnë gjah të mirë.
“Për fat të keq, lumturia ime ishte jetëshkurtër. Radisavi vdiq në traktor, derisa priste drunj në mal. Në fshat kemi mbetur vetëm vjehrra Milica dhe unë. E punojmë pronën e familjes, i rrisim fëmijët, e ruajmë vatrën dhe festën e shenjtë të Shën Pantelejmonit. Asgjë nuk e kisha të vështirë, jam luftëtare dhe punëtore, por problemi i madh në Guberev është se nuk ka shtëpi dhe fqinj, kështu që kam kujdes që gjyshja e fëmijët të mos sëmuren, dhe gjithmonë kam frikë se si do t’i dërgojë deri te asfalti apo te mjeku kur bie borë e madhe”, rrëfen Lumja për mediat serbe, raporton Telegraf.
Shoqata Rashka e Vjetër dhe ministri i Brendshëm serb, Ivica Dacic, e kanë ndihmuar atë që ta fitoj nënshtetësinë serbe, pasaportën, ndërsa ajo e ka dhënë edhe lejen e vozitjes.
“Tani, në kuptimin e plotë të fjalës, jam serbe, ndërsa për kthim në Shqipëri nuk mendoj. Miljani dhe Martini janë lindur në Goli, e këtu duhet edhe të rrinë. Kam luftuar për ta marrë një parcelë në Dezhevë, pranë malit, pak më ulët se në Guberevë dhe Sharonjë, ku ka shkollë tetëvjeçare, stacione shëndetësore dhe të shpengimit, e edhe disa shitore. Na ka ndihmuar edhe komuna e Novi Pazarit, e cila na i ka ndarë 15 ari tokë në Dezhevë ku - nëse mbledhim para - do ta ndërtojmë shtëpinë dhe plevicën”, shprehet Lumja.
Lumja është njëra prej 150 femrave shqiptare që janë martuar me burra pleq të Golisë, Peshterit dhe Rogozit, e që kanë lindur afro 200 të fëmijë, duke ringjallur shumë vatra nga shuarja, e shpesh edhe tërë fshatin.
(el.me/BalkanWeb)