Cooper: Vazhdimi i dialogut do sjellë progres

Ndërmjetësi i BE-së në bisedimet Prishtinë-Beograd, ka thënë se nuk ka rëndësi se kush është fajtori për krijimin e situatës së fundit në veri, por është e domosdoshme që dialogu të vazhdojë. Duke shfaqur raportin e tij para institucioneve të BE-së rreth situatës në veri të Kosovës, Cooper ka deklaruar se dialogu duhet të vazhdojë, edhe atë në një formë e cila do të mundësojë përparim.
Sipas burimeve të mediave serbe, raporti i Cooper përbëhet nga tri pika, në të cilat pajtohen të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së.
Zvogëlimi i domosdoshëm i tensioneve në veri të Kosovës; gjetja e një zgjidhjeje kalimtare; dhe vazhdimi i dialogut që do të ofrojë progres- thuhet të jenë tri pikat e raportit të Cooper.