Zanetti: Kurrë nuk shkoj te Milani

Legjenda e Interit, Javier Zanetti ka qartësuar pozicionin e tij për të ardhmen te Interi, duke thënë se përkundër zërave se Berlusconi e dëshiron atë në Milanello, ai nuk e ka ndërmend të largohet nga Interi.
“Në Kinë thonë se Berlusconi dëshiron të më transferojë te Milani. Kjo më duket e çuditshme. Ai e di se kjo është e pa mundur pasi unë jam i Interit, dhe gjithmonë do të jem. Jam shumë i lumtur këtu”, theksoi ai.
38 vjeçari ka mbi 1000 paraqitje në fanellën e Interit dhe llogaritet një prej legjendave më të mëdha të klubit ende pa u pensionuar, duke u futuar në mesin e Giuseppe Meazzas dhe Giacinto Facchettit.