Copa del Rey, në janar Real Madrid - Barcelona

Real Madrid do të takohet me Barcelonën në çerekfinale të Copa del Rey nëse të dyja skuadrat kalojnë fazën e ardhshme të garës.
Shorti për 1/8 e finales u tërhoq të premten në mëngjes dhe vuri kampionin në fuqi Realin përballë Magalas ndërsa finalistin e vitit të kaluar Barcelonën me Osasunën.
Nëse dy gjigantët kualifikohen për në çerekfinale atëherë do të ndeshen mes vete në Santiago Bernabeu dhe takimin e kthimit në Nou Camp.
Ndeshjet e para të 1/8 së finales zhvillohen me 3 dhe 4 janar ndërsa ato të kthimit me 11 dhe 12 janar, ndërsa ato qerekfinale me 18 dhe 25 të këtij muaji.