Armando Vajushi, “futbollisti i vitit”

/* */
Sulmuesi i ri i talentuar i Vllaznisë, Armando Vajushi, fitoi çmimin më të lartë individual që jepet në Shqipëri, “Lojtari i vitit” (2011), një trofe për të cilin votojnë trajnerët dhe kapitenët e 14 skuadrave të Kategorisë Superiore. Sulmuesi 20-vjeçar i Kombëtares U-21 fitoi garën e ngushtë me portierin e Skënderbeut, Orges Shehi.
Trofeun e artë ia dorëzoi fituesit, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Vajushi, i cili konsiderohet si e ardhmja e futbollit shkodran dhe atij Kombëtar, ka shënuar në këtë sezon 5 gola, duke formuar një dyshe të frikshme në vijën e parë me Xhevair Sukajn. Presidenti Duka theksoi në fjalën e tij disa nga sukseset futbollistike të vitit, përfshirë kualifikimin e Kombëtares U-17 për në turin Elite Round të Euro 2013, por bëri thirrje edhe për një bashkëpunim më të mirë midis klubeve dhe aktorëve të tjerë, për të luftuar dhunën në stadiumet tona, e sigurisht dhe urimin tradicionale “Gëzuar Vitin e Ri 2012!”.
Gjatë mbrëmjes “Gala”, të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, morën pjesë zyrtarët më të lartë të selisë së topkëmbës shqiptare, përfshirë dy zëvendëspresidentët Bujar Kasmi dhe Lutfi Nuri, sekretarin e përgjithshëm Eduard Prodani, zëvendësministri i Sporteve, Dashnor Bajaziti, drejtori i Sporteve në MTKRS, Vasil Bici, futbollistë të Kombëtares shqiptare, si Erjon Bogdani, apo ish-portieri Arjan Beqaj, presidentë klubesh, trajnerë dhe veteranë të sportit. FSHF-ja ndau disa pllakata mirënjohje dhe çmime të ndryshme të larta.
Me medaljen “Nderi i futbollit shqiptar” (Pas vdekjes) u nderuan legjenda e Tiranës, Selman Stërmasi dhe ai i Partizanit, Myslim Alla. Me çmimin “Legjenda e futbollit shqiptar” u nderuan ish-sulmuesi i Tiranës, Petrit Dibra; trajneri i njohur Faruk Sejdini dhe ish-mesfushori i Vllaznisë, Ferid Ragami. Me pllakatin e “Mirënjohjes” u nderuan Shkolla e Mesme e Mjeshtërisë Sportive “Loro Boriç”, ish-sulmuesi i Teutës, Fatmir Hima, ish-sulmuesi i Partizanit, Agim Janku, si dhe ish-mbrojtësi i Butrintit, Milto Gurma. Mbrëmja gala kishte nota festive, ku nuk munguan zëri i ngrohtë i këngëtares Eranda Libohova dhe kërcimtaret joshëse.