Toure, futbollist afrikan i vitit

Yaya Toure është zgjedhur futbollisti më i mirë afrikan për vitin 2011 nga Konfederata afrikane e futbollit.
Mesfushori i Bregut të Fildishtë dhe Manchester Cityt mposhti konkurrencën nga mesfushori i Malit dhe Barcelonës, Seydou Keita, dhe sulmuesit ganez Andre Ayew i cili luan për Olympique Marseille.
“Ky është çmimi më i madh që mund të marr në karrierën time” tha Toure i cili i ka ndihmuar Cityt të ngjitet në krye të Premierligës. Ai po ashtu shënoi golin e vetëm derisa City mposhti Stoken për të fituar FA Cup-ën në maj.
“Pas një muaji do të luajmë në Kupën e Afrikës, garë e rëndësishme për mua dhe shtetin tim. Jam i lumtur dhe shumë krenar, është e shkëlqyeshme. Ky është hapi i parë në karrierën time të madhe” u shpreh ai.