E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesi është “Sportisti i Vitit” në Argjentinë

Lionel Mesi është shpallur sportisti më i mirë argjentinas i vitit 2011, çmim që e merr për herë të parë në karrierën e tij. Sulmuesi i Barcelonës ka mundur konkurrencën e Gonzalo Higuain dhe Sergio Aguero, shokët e tij në kombëtaren bardhekaltër. Çmimi për sportistin më të mirë të vitit në Argjentinë jepet nga Rrethi i Gazetarëve Sportivë të vendit amerikano-latin. Mesi sapo ka mbyllur një vit të shkëlqyer me Barcelonën. “La Pulga” fitoi pesë tituj me katalanasit, i fundit prej të cilëve Botërori i Klubeve në Japoni. Gjithashtu ka shënuar 59 gola në 70 ndeshjet e këtij sezoni.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›