E Shtunë, 31 Tetor 2026

Corinthiansi pas Tevezit

Milani nuk është ekip i vetëm që ka shfaqur interesim për sulmuesin argjentinas, Carlos Tevez.

Sipas të përditshmes argjentinase Estadao, presidenti i ri i Corinthiansit, Roberto Andrade e ka ndërmend të bëjë gjithçka që është e mundur, për ta bërë të vetin futbollistin e Manchester Cityt.

“Në fillim të vitit do të rifillojnë diskutimet, por do të jetë një punë dhe bisedime të vështira për ne”, tha kreu i klubit brazilian.

Tevez ka kontratë me Cityn deri në qershor të vitit 2014, mirëpo ish sulmuesi i Manchester Unitedit pritet të largohet nga Anglia gjatë janarit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›