E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marchisio: Conte solli mentalitet të ri në Juventus

Mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio e ka përshëndetur impaktin e trajnerit Antonio Conte, për të cilin thotë se silli mentalitet të ri tek ‘Zonja e Vjetër’.

Bianconerët e mbyllën vitin përkrah Milanit në pozitën e parë, ndërsa mesfushori italian beson se stili i ri i trajnerit Conte e ka ndihmuar klubin por edhe atë personalisht.

“Conte ka sjell mentalitet të ri në klub. njëra prej meritave të tij ishte që ta eliminonte frikën, e cila e kishte përshkuar fatkeqësisht ekipin, pas disa vitesh rezultate negative”, deklaroi përfaqësuesi italian.

“Mendoj se sistemi i ri më ka ndihmuar që të përmirësohem”, përfundoi 25 vjeçari.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›