E Diel, 1 Nëntor 2026

Corona “harron” Bellen, e joshin femrat shqiptare



Të gjithë ata që e njohin Fabrizio Coronën, e dinë mirë se ai është një tip që e ekzagjeron në gjithçka, sidomos me mënyrat e tij të komportimit, aspak etike dhe të edukuara. Mjafton të kujtojmë intervistën që dha një javë më parë për Adi Krastën tek “E diell”, për të krijuar një ide më të qartë. Dhe menjëherë të shkon mendja se të njëjtën gjë mund të ketë bërë edhe mbasi mbaroi me programin e “Big Brother” dhe u gjend te “Kavalerio”, një nga klubet e njohura të Tiranës, ku ata që e kishin ftuar, kishin përgatitur një festë për nder të tij. Në fakt që në hyrje të lokalit, femra pa fund e prisnin nga të dyja anët e shkallëve dhe më pas, shumë e shumë të tjera që dëshironin të bënin foto me mbretin e paparacëve të Italisë. Por duket se para alkoolit dhe zhurmave të një lokali nate, Corona mendon se është më mirë të mbajë frenat nën kontroll, pasi nuk i dihet. Pastaj ai si njeri i profesionit, e di mirë se çfarë do të thotë një foto e shkrepur në një pozicion jo shumë të favorshëm. Por gjithsesi, ky autokontroll nuk e pengoi aspak që të shijonte ambientin dashamirës që ishte krijuar për nder të tij e pse jo edhe shoqërinë e femrave të bukura shqiptare. Kujtojmë që Fabrizio Corona është imazhi zyrtar i firmës së veshjeve Bonavita dhe ishte në Tiranë, pikërisht për të bërë promovimin e kësaj firme. Natyrisht, media i dha hapësirën e duhur duke pasur parasysh se sa kuriozitet ka për të mësuar më shumë rreth bëmave të tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›