E Diel, 1 Nëntor 2026

Rezi me Elvanën dhe Tunën, para hyrjes te “Vip Shtëpia”



Fotot që shihni janë bërë vetëm pak ditë para se Rezarta Shkurta të futej në shtëpinë e vëzhguar nga kamerat e quajtur “Vip Shtëpia”. Tashmë këngëtarja i është bashkuar kolegëve të tjerë dhe prej të enjtes është kyçur në shtëpinë e Vipave, ku paratë që do të grumbullohen nga ky spektakël do të shkojnë për ndihma humanitare. Pra, personazhet e njohur do të dhurojnë një muaj nga jeta e tyre për këtë gjest kaq fisnik. Nga Shqipëria marrin pjesë Kastro Zizo, Rezarta Shkurta, Afroviti Goge dhe surprizë është emri i Rozana Radit. Rezarta është parë pak ditë më parë në shoqërinë e Elvana Gjatës, e cila e refuzoi ftesën për t’u futur te “Vip Shtëpia” dhe një ditë tjetër me Tunën, e cila ka gjetur kohë pak ditë para martesës, që të vijë në Tiranë dhe të takojë miken e saj Rezartën. Si gjithmonë pamja e tre bukurosheve, edhe në jetën e përditshme është perfekte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›